1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gazetarë gjermanë në gjyq për shpifje

Stephani Höppner / Aida Cama14 Nëntor 2012

A rrezikohet liria e shtypit në Gjermani prej një procesi që zhvillohet në Drezden kundër dy gazetarëve? Dy reporterë duhet të paguajnë gjoba. Shoqatat e gazetarëve e kritikojnë procesin.

https://p.dw.com/p/16imB
Thomas Datt und Arndt Ginzel
Fotografi: picture-alliance/dpa

Akuza korrupsioni, një shtëpi publike me prostituta të mitura, juristë të nivelit të lartë që mendohen të kenë qenë tutorë. Me titullin "Llumi i Saksonisë", raportet e paqarta kriminele mbushën titujt e gazetave në Lajpcigun e viteve nëntëdhjetë. Dosja e kësaj çështjeje është mbyllur gjithnjë për shkak të mungesës së dëshmive. Por tani "Llumi i Saksonisë" merr një kthesë të re. 20 vjet pas aferës në qytetin sakson, dy gazetarë Thomas Datt dhe Arndt Ginzel nxirren në bankën e të akuzurave. Akuza shpifje. Dy vjet më parë ata u dënuan në instancën e parë. Mbas ditës së martë (13.11.2012) në Gjykatën e Drezdenit është duke u zhvilluar procesi i apelit.

Autorët, që janë në profesion të lirë kanë raportuar në mënyrë kritike në faqen e internetit të revistës javore "Die Zeit" si dhe revistës informative "Der Spiegel" për hetimet lidhur me shtëpinë publike "Jasmin", në Lajpcig. Në artikullin e botuar në "Zeit" u hodh dritë edhe mbi punën e policëve të veçantë. Gazetarët shtruan pyetjen nëse apolicët kanë hetuar të lirë në punën hetimore, pasi një gjykatës me ndikim pati hapur kundër tyre një proces ankese disiplinore.

Megjithëse policët nuk e patën ndier veten të fyer nga këto shprehje, shefi i tyre, presidenti i Policisë së Lajpcigut, hapi procesin i nxitur nga ministri i Brendshëm i landit të Saksonisë, thonë shoqatat e gazetarëve. Fjalia përkatëse në artkullin e botuar në "Zeit" u dënua penalisht nga gjykata si shpifje. Të dy autorët duhet të paguajnë një gjobë prej 2500 eurosh. Për artikullin e tyre në "Der Spiegel" gazetarët nuk u dënuan megjithëse u shpallën fajtorë. Sipas mendimit të gjykatësit, ata duhet të tregonin hapur burimin e informacionit.

Christian Mihr, "Reporterë pa kufi"
Christian Mihr, "Reporterë pa kufi"Fotografi: DW

"Mbyllje e gojës së reporterëve"

Organizata joqeveritare "Reporterë pa kufi" ka kritikuar procesin kundër dy gazetarëve. "Mbrojtja e burimit të informacionit është me kushtetutë një nga elementët më të rëndësishëm të lirisë së shtypit në Gjermani", shpjegon drejtori ekzekutiv, Christian Mihr. Kjo mbrojtje siguron që informantët t`i drejtohen gazetarëve pa patur frikën e represioneve.

Edhe shoqata të tjera gazetarësh kanë treguar solidaritet me dy gazetarët Datt dhe Ginzel në raundin e dytë të gjyqit dhe kanë theksuar rëndësinë e lirisë së shtypit. "Është shumë e qartë një përpjekje t`i mbyllet goja gazetarëve, kryesisht atyre që janë në profesion të lirë dhe që janë shumë më të ndjeshëm nga sulme të tilla, se sa gazetarët e tjerë që kanë nga mbrapa një shtëpi të fortë botuese ose një stacion të fuqishëm radioje apo televiziv", thotë Kajo Döhring, drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Gazetarëve Gjermanë (DJV). Mekanizmat sipas tij, janë kërcënimet për dënime dhe presion mbi gazetarët, që edhe pa këto ndodhen në gjendje të vështirë ekonomike.

Kajo Döhring, Shoqata e Gazetarëve Gjermanë
Kajo Döhring, Shoqata e Gazetarëve GjermanëFotografi: picture-alliance/dpa

Gjermania ndodhet në vendin e 16 në lirinë e shtypit

Një akuzë tjetër e "Reporterëve pa kufi" thotë se në proces përdoret e drejta penale në vend të ligjeve për shtypin, megjithëse sipas vlerësimeve të organizatës, kjo nuk është e zakonshme në Gjermani. "Dhe pa dashur të bëhen krahasime të gabuara, kjo të kujton pjesërisht vendet që "Reporterët pa kufi" i klasifikojnë si të dyshimta për lirinë e shtypit," thotë Christian Mihr.

Sipas mendimit të tij, fjalia për të cilën jepet dënimi si ofendim, është një shprehje mendimi e të dy gazetarëve, e cila garantohet nga Artikulli 5 i Kushtetutës. "Vepra penale konkrete, për të cilën bëhet akuza, ishte një shpifje që doli nga formulimi i një pyetjeje. Dhe kjo është krejtësisht skandaloze, sepse si mund të jetë bërja e një pyetjeje, e cila është detyrë e gazetarëve, vepër penale," thotë shefi i "Reporterëve pa kufi".

Në përgjithësi kjo organizatë e shikon të rrezikuar pozicionin e mirë të Gjermanisë në sektorin e lirisë së shtypit. Në listën e pozicionimit të të gjithë vendeve të botës, Gjermania zë vendin e 16-të. Sipas të dhënave të "Reporterëve pa kufi" kjo ndodh sepse në Gjermani është rritur sensibilizimi për lirinë e shtypit dhe në përgjigjësi gazetaria kritike pranohet. Megjithatë: "Kjo tregon se tek autoritetet e Saksonisë kuptimi i demokracisë nuk është në rregull", thotë Döhring. Roli i gazetarëve si dhuna e katërt nuk akceptohet vërtet, mendon ai.

Reporter ohne Grenzen Logo
Logo e "Reporterëve pa kufi"