Bota

Gazetarja turke Tolu e hedh poshtë akuzën për terrorizëm të drejtësisë turke

Gazetarja Tolu është e para prej disa gjermanëve të arrestuar në Turqi, që doli para gjykatës. Në hapje të procesit ajo i hodhi poshtë të gjitha akuzat.

Deutschland Mesale Tolu Corlu (picture alliance/dpa/S. Puchner)

"Unë kërkoj lirimin tim dhe shpalljen time të pafajshme", tha Tolu në ditën e parë të seancave para Gjykatës në Silivri pranë Stambollit. "Unë nuk kam kryer asnjë nga veprat penale të përmendura dhe nuk kam asnjë lidhje me organizata ilegale", u shpreh 32 vjeçarja në bazë të mbrojtjes së saj.

Tolu bën pjesë në 18 të akuzuarit për propagandë terroriste dhe për anëtarësi në organizatën e majtë ekstreme MLKP. Atë e kërcënojnë në bazë të të dhënave të avokates së saj, Kader Tonc deri 20 vjet heqje lirie. Tolu kritikoi faktin se ajo ndodhet që prej më shumë se pesë muajsh pa vendim gjyqësor në paraburgim në Stamboll. Edhe bashkëshorti i saj ndodhet në paraburgim.

Arrestim i dhunshëm

"Prandaj im bir, i cili në fakt duhet të shkonte në kopsht, që prej pesë muajsh jeton me mua në burg", tha ajo. Djali është strehuar me të ëmën në burgun e grave në lagjen e Stambollit Bakirköy. Gazetarja me origjinë nga Ulmi, me rrënjë turke, kritikoi veç kësaj edhe rrethanat e arrestimit të saj në 30 prill, kur policë të njësisë antiterror shpërthyen banesën e saj në Stamboll. "Njësia speciale jo vetëm që drejtoi armën ndaj djalit tim, por më arrestuan me dhunë edhe para syve të fëmijës tim".

Mesale Tolu's erster Verhandlungstag (DW/B. Karakas)

Avokatja e Tolut, Ezgi Gungordu bëri të ditur se paditësit e akuzojnë gazetaren midis të tjerash edhe për pjesëmarrje në festa përkujtimore për aktivistë, të cilët e kanë humbur jetën në Siri. Tolun e rëndon edhe një dëshmitar anonim.

Babai i Tolut kritikon qeverinë gjermane

Qeveria turke kërkon lirimin e Tolut dhe të dhjetë gjermanëve të tjerë, të cilët janë arrestuar në Turqi për shkaqe politike. "Para së gjithash puna duhet të ecë shpejt, në mënyrë që Mesale Tolu të lirohet sa më shpejt dhe të mund të kthehet në Stamboll", tha ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel për gazetën Bild. Babai i Tolu, Ali Riza Tolu tha para nisjes së procesit se qe i "zhgënjyer" nga qeveria gjermane. Ai pati shpresuar më shumë angazhim.

 

Albanian Shqip

Amharic አማርኛ

Arabic العربية

Bengali বাংলা

Bosnian B/H/S

Bulgarian Български

Chinese (Simplified) 简

Chinese (Traditional) 繁

Croatian Hrvatski

Dari دری

English English

French Français

German Deutsch

Greek Ελληνικά

Hausa Hausa

Hindi हिन्दी

Indonesian Bahasa Indonesia

Kiswahili Kiswahili

Macedonian Македонски

Pashto پښتو

Persian فارسی

Polish Polski

Portuguese Português para África

Portuguese Português do Brasil

Romanian Română

Russian Русский

Serbian Српски/Srpski

Spanish Español

Turkish Türkçe

Ukrainian Українська

Urdu اردو