1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjehen gjurmë urani në Siri - Autoritet për kontrollin e armëve nuk mund të shpjegojnë origjinën

Peter Philipp 22 Nëntor 2008

Inspektorët e Autoriteteve vjeneze për kontrollin e energjisë atomikë, IAEA kanë gjetur gjatë hetimeve në Kibarin sirian gjurmë urani.

https://p.dw.com/p/Fzlv
Fotografi të bëra me satelit në Siri të bëra para dhe pas 6 shtatorit, 2007 kur u godit nga Izraeli
Fotografi të bëra me satelit në Siri të bëra para dhe pas 6 shtatorit, 2007 kur u godit nga IzraeliFotografi: AP

Forcat ajrore izraelite patën bombarduar një vit më parë në këtë zonë një ndërtesë për të cilën pretendohej se do të transformohej në reaktor atomik. Megjithë gjetjet e këtyre gjurmëve IAEA nuk do ta përkrahë këtë teori. Pra spekullimet vazhdojnë.

Ekspertët e IAEA e vizituan vendin në qershor, nëntë muaj pas rënies së bombës më 6 shtator 2007. Këtyre muajve ju shtuan edhe pesë të tjerë, deri sa rezultatet të bëheshin të njohura për publikun. Inspektorët u lejuan nga autoritetet siriane për të shkuar vetëm një herë në Kibar dhe gjatë kësaj vizite patën konfirmuar vetëm atë ç`ka kishte thënë më parë në publik qeveria amerikane në bazë të fotografive të bëra. Rrënojat ishin larguar dhe ndërtesa sheshuar.

SHefi i House Intelligence Committee, Silvestre Reyes dhe Peter Hoekstra duke dalë në konferencë për të folur për Sirinë, Izraelin dhe programin atomik të Koresë së Veriut
SHefi i House Intelligence Committee, Silvestre Reyes dhe Peter Hoekstra duke dalë në konferencë për të folur për Sirinë, Izraelin dhe programin atomik të Koresë së VeriutFotografi: AP

Prandaj Uashingtoni doli në përfundimin se Damasku fshihte diçka në Kibar, dhe IAEA i bashkohet kësaj teze, megjithëse kjo e fundit duhet të bazohet në më shumë fakte dhe dëshmi se sa amerikanët. Kështu Uashingtoni tregoi fotografi nga bombardimet në të cilat dallohej një ndërtesë, e cila i ngjante një tipi reaktorësh si ato të ndërtuara në Korenë e Veriut.

Por inspektorët nuk mundën të gjenin një të tillë kur kontrolluan vendin. Në bazë të fotografive të bëra nga satelitët amerikanë dhe planit të ndërtesës në Al Kibar nuk mund të mos dallohet ngjashmëria me një impiant atomik. Mgjithatë më e rëndësishme për ispektorët është ajo cka ata gjetën atje. Mes provave të përgjithshme që u morrën atje, u gjetën mbetje urani të papërpunuar. Në raport thuhet shprehimisht se ata kanë ndeshur me "një numër të konsiderueshëm pjesësh urani", i cili nuk ëshët uran natyror por "uran i fituar nga procese kimike".

Autoritetet siriane tregohen pak kooperativ në këtë çështje. Damasku vazhdon të përsërisë pohimet e tij se ndërtesa e bombarduar ka qenë ndërtesë ushtarake. Megjithatë deri tani ai nuk ka qenë i gatshëm t`i japë IAEA-së planet e ndërtimit të saj. Kur autoritetet vjeneze u përpoqën të vazhdonin hetimet në Al Kibar, Siria nuk i lejoi. Damasku thotë se gjurmët e uranit të gjetura atje vijnë nga bombat dhe raketat e hedhura nga ushtria izraelite.

Bomba të tilla janë përdoru nga SHBA-të për clirimin e Kuvajtit dhe vite të tëra pas lufte në Irak janë gjetur sende të kontaminuara. Por në rastin në fjalë nuk kemi të bëjmë me një rast të tillë sepse sulmi ka qenë i kufizuar vetëm në një vend, megjithatë IAEA nuk e përjashton edhe këtë mundësi. Ajo ka bërë të ditur se do të pyesë Izraelin.
A do të tregohet Izraeli kooperativ, nuk dihet. Zyrtarisht Izraeli nuk ka pranuar ende që ka kryer sulmin me 6 shtator 2007. Sulmi u njoftua fillimisht nga Siria, pastaj u konfirmua edhe nga SHBA, fillimisht jozyrtarisht dhe më vonë edhe zyrtarisht. Por Izraeli nuk është shprehur deri tani për këtë rast.