1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjenden gjurmët e sulmuesit në Berlin?

21 Dhjetor 2016

Policia gjermane falëson një tunezian për sulmet në Berlin, njoftojnë mediat gjerfmane. Sipas tyre, policia ka gjetur gjurmë konkrete në kamion.

https://p.dw.com/p/2UeoF
Deutschland Weihnachtsmarkt auf dem Gendarmenmarkt in Berlin
Fotografi: DW/E. Yorck Von Wartenburg

Personi apo personat e dyshuar për sulmin në Berlin po kërkohen në mbarë Gjermaninë. Gazetat "Bild", "Der Spiegel" dhe "Allgemeine Zeitung" shkruajnë se në kamionin me të cilin është kryer sulmi terrorist janë gjetur dokumente konkrete. Bëhet fjalë për dokumentat e një personi me origninë nga Tunezia, me emrin Anis A. Dokumenti është lëshuar në Kleve të Renanisë Veriore-Vestfalisë. Deri tani nuk është arrestuar asnjë person, por kjo mund të jetë një gjurmë serioze, thonë burimet e mediave.

Presioni për të gjetur sulmuesin

Deutschland Neun Tote und viele Verletzte auf Berliner Weihnachtsmarkt
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Kappeler

Autoritetet e sigurisë thonë se gjendemi "farë pranë ndërmarrjes së masave" në këtë land të Gjermanisë, njofton agjencia e lajemve DPA. Ndërsa  "Allgemeinen Zeitung" dhe "Spiegel Online" thotë se i dyshuari ka përdorur dokumente të ndryshme. Sipas tyre, ai është 21 apo 23 vjeç. Në polici është i njohur për përdorimin e dhunës, shkruan "Bild". Ky person llogaritet si i "rrezikuar" nga ideologjitë ekstremiste dhe është pjesë e rrjeteve të mëdha islamiste. Autoritetet nuk kanë dashur të komentojnë pohimet e mediave.

Më shumë se 500 gjurmë deri tani

 

Pas sulmeve në Berlin ku gjetën vdekjen të paktën 12 persona dhe u plagosën rreth 50, në policia kanë ardhur më shumë se 500 raportime të ndryshme për sulmuesin e mundshëm. Policia është duke hetuar mbi bazën e të dëshmive të dëshmitarëve okularë, por edhe të dhënave të ADN dhe të dhënave nga sistemet satelitore GPS. Autoritetet thonë se ata kanë shumë mundësi për të gjetur dhe kapur ndonjë person të dyshuar. Ministri i Brendshëm Thomas de Maizière ka deklaruar së fundi se hetimet nuk janë në qorsokak dhe se ka të dhëna konkrete. Ministri tha se ka shumë të dhëna që flasin se kemi të bëjmë me një sulm me sfond islamik.

bc/kle/fab (dpa, afp, rtre)