1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermanë të mirë, francezë të këqinj?

Christoph Hasselbach 7 Gusht 2014

Franca është duke i shitur Rusisë dy anije lufte, ndërkohë që Gjermania anuloi një marrëveshje për eksportim materialesh ushtarake. Gazetari i DW Christoph Hasselbach mendon se BE mund të rrezikohet nga ndarja.

https://p.dw.com/p/1CpgJ
Fotografi: picture-alliance/Photopqr/Ouest France

Ndryshimet në mesazhet që përcillen janë të qarta: Franca po vazhdon marveshjen e saj me Rusinë për shitjen e anijeve luftarake, ndërsa Gjermania e ndaloi. Kjo ndodhi pas marrveshjes së javës së shkuar të BE për sanksionet e reja ndaj Rusisë, pavarësisht se një gjë e tillë u kundërshtua nga eksportuesit gjermanë, britanikë dhe ata francezë. Sanksionet e reja nuk do të ndalojnë Francën të zbatojë kontratën. Presidenti Francois Hollande ka deklaruar se sanksionet vlejnë vetëm për marrveshjet e reja të biznesit dhe jo kontratat që janë nënshkruar tashmë.

Teknikisht plani për eksportimin e pajisjeve të një qendre ushtarake stërvitjeje në Rusi nga kompania gjermane Rheinmetall nuk do të prekej gjithashtu, sepse kontrata është nëshkruar vite më parë. Sidoqfotë Qeveria gjermane anuloi marrveshjen me vlerë rreth 100 milion euro. Natyrisht që tani do të përballet me padinë për dëme nga Rheinmetall, por ajo është e gatshme ta pranojë, duke e paguar me paratë e taksapaguesve.

Shembulli gjerman apo ai francez?

Në çdo situatë ka një viktimë. Sanksionet mund të jenë të dhimbshëm edhe për ata që i venë. Por sido që të jetë ia vlejnë. Europianët mund t'i bëjnë përshtypje Putinit vetëm nëse tregojnë se janë gati të paguajnë një çmim për veten. Por a do të thotë kjo se gjermanët po tregojnë shembullin që duhet ndjekur dhe francezët po tregohen egoistë? Nuk është kaq e thjeshtë.

Rusia mund të përdorë anijet për sulme ose për presion, por nuk mund të përdorë qendrën stërvitore. Deri tani qeveritë konservatore gjermane nuk kanë patur kundërshtime ndaj marrveshjeve të armatimeve me Rusinë. Shitjet e Rheinmetall u lejuan vetëm tre vjet pas luftës me Rusisë dhe Gjeorgjisë.

Porträt Christoph Hasselbach DW Studio Brüssel
Gazetari i DW Christoph HasselbachFotografi: DW

Ishte Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë Sigmar Gabriel, nga social demokratët, ai që anulooi kontratën e Rheinmetall, por krisian dmeokratët nuk po kundërshtojnë. Politikanët gjermanë i kanë kuptuar vonë kërcënimet që vijnë nga politika e Putin kundrjet Europës.

Putin përfiton

Mund të thuhet se dy anijet luftarake të Francës kushtojnë sa 10 fishi i qendrës stërvitore. Anulimi i kontratës mund të shkaktonte probleme serioze për marinën franceze, ndërsa Rheinmetall mund të rekuperojë shpejt humbjen e saj dhe madje mund të marrë edhe kompnesim. Por Hollande gjendet në një moment të vështirë politik në Francë dhe nuk mund t'i lejojë më vetes gabime ekonomike.

Në këtë mënyrë Europa po i dërgon një mesazh jo të vendosur Rusisë. Ishte e vështirë për BE të binte dakord për sanksionet e tani janë duke u shfaqur krisjet e para. Në një kohë kur disa po zbatojnë planin, të tjerë janë duke injoruar sanksionet.

Presidenti rus Vladimir Putin do të përfitojë nga kjo situatë për të vënë kundër njëri-tjetrit vendet europiane, siç ka bërë deri tani. Atëherë kur europianët më në fund do të kuptojnë se liria e tyre ka një çmim, nuk mund të t'ia lejojnë vetës të jenë të ndarë.