1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermanët nuk do të luftojnë në Hindukush

27 Mars 2009

Në një deklaratë qeveritare në prag të samitit të NATO-s, kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh për një orientim të ri të saj. Kjo është edhe nga temat e shtypit të sotëm gjerman.

https://p.dw.com/p/HKeh
Gjenerali gjerman Egon Ramms dhe presidenti afgan, Hamid Karzai
Gjenerali gjerman Egon Ramms dhe presidenti afgan, Hamid KarzaiFotografi: picture-alliance/ dpa

Merkel tha në parlament, se në plan të parë duhet të vijë prevencioni. Aleanca duhet të forcojë bashkëpunimin me OKB-në. Në çështjet e sigurisë duhet bashkëpunuar më fort me Rusinë. NATO-ja do të përkujtojë më 3 dhe 4 prill në Baden-Baden dhe Strasburg, 60 vjetorin e krijimit.


Kjo është edhe nga temat e shtypit të sotëm gjerman:


Gazeta Landeszeitung (Lüneburg) shkruan:


Përgjigjet e kancelares në lidhje me atë që duhet të bëjë Nato në rast, se dështon prevencioni dhe në rast se duhet luftuar, mbeten çuditërisht pa pikë subtance. E vetmja gjë, që i bie në mend kancelares në lidhje me Afganistanin është, që gjermanët nuk do të luftojnë në Hindukush. Këtë gjë ajo e quan me të drejtë provë zjarri. Ai që sillet në mënyrë të tillë refuzuese nuk ka pse çuditet në rast se SHBA, nuk e konsultojnë kur është fjala për ndryshimin e strategjisë. Vetëm ai që mban përgjegjësi ka të drejtë të flasë. I çuditshëm është refuzimi i Merkelit ndaj një Nato-je globale. Në një botë në të cilën përhapja e armëve atomike po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t'u ndaluar, në një botë ku terroristët islamistë ëndërrojnë për një xhihad global, ku kriza financiare destabilizon shtetet dhe mund t`i bëjë ato që të dështojnë, në një botë kur kërcënojnë luftra për ujin, territore dhe naftë Aleanca më e fuqishme e botës, nuk mund të bëjë sehir duarkryq.


Märkische Allgemeine vëren:


Nato-ja ndodhet tani në Afganistan përpara provës së saj më të vështirë. Sipas fjalëve të Angela Merkelit, kjo provë e vështirë lidhet me faktin, që detyra e Nato-s nuk është përcaktuar qartë sa duhet. Me datën 3 dhe 4 prill Aleanca feston 60 vjetorin si dhe pjesëmarrjen sërish të Francës në drejtimin e Aleancës, pas 43 vjetësh. E gjitha kjo nuk e zgjidh problemin aktual të Nato-s, që ajo në thelb është një Aleancë ushtarake dhe jo një polici botërore. Prej kësaj duhet që partnerët e Nato-s të përcaktojnë kufijtë e detyrave themelore të saj. Vetëm, teoritë e ngritjes së rrjeteve përtej detyrave ushtarake dhe atyre civile nuk do bëjnë, që Aleanca të gjejë një kurs të qartë. (pp/aca/dpa)