1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: 2007-ta ishte viti i Merkelit

Peter Stützle21 Dhjetor 2007

"Angie" quhet Merkeli në skeçet e humoristëve gjermanë. Viti 2007, viti i dytë i mandatit të kancelares u dominua nga temat ndërkombëtare. Presidenca gjermanë në gjysmëvitin e parë, presidenca pastaj e radhës Së G8-s.

https://p.dw.com/p/CejT
Takimi i G-8
Takimi i G-8, qershor 2007Fotografi: AP

Këto ngjarje mbuluan aktivitetin e saj në politikën e brendshme. Por pikërisht këtë vit ajo forcoi pozicionin e saj si kancelare dhe kryetare e partisë kristiandemokrate

Nicolas Sarkozy dhe Angela Merkel duke parë një pikturë të Gustave Courbet
Nicolas Sarkozy dhe Angela Merkel duke parë një pikturë të Gustave CourbetFotografi: AP

Viti 207 filloi për Merkelin që në 27 nëntor 2006

Në këtë ditë ajo u rizgjodh kryetare e partisë me 93 përqind të votave, pikërisht një vit pas ajo gati rrezikoi të humbte zgjedhjet për bundestagun. Gazetarja e radios Zhaklin Boysen, e cila e ka ndjekur prej vitesh rrugën e Merkelit ka shkruar një libër mjaft të cituar për kancelaren. Boysen shprehet: "Mendoj se ishte suksesi që i dha asaj të drejtë vitin e shkuar. U pa se puna e koalicionit të madh nuk ishte edhe aq e pasuksesshme, dhe se temat më të rëndësishme vareshin nga kryetarja e partisë. Ajo mund të komunikonte ngrohtë me të deleguarit, ton ky që kishte kohë që kishte munguar."

Bush pret Angela Merkelin në Crawford, 9 nëntor 2007
Bush pret Angela Merkelin në Crawford, 9 nëntor 2007Fotografi: AP

Merkel braktisi kursin e përkëdheljeve me bizneset e mëdha

CDU-ja ka qenë deri tani e njohur për to. Elementi social u rivendos në qendër, madje Merkel e ngriti atë në nivelin e politikës ndërkombëtare. Në samitin e BE-së në fund të 2006-s, Merkel tha: "Kemi biseduar gjerësisht për atë që për njerëzit në Evropë nuk është i rëndësishëm vetëm prosperiteti ekonomik, por edhe siguria sociale. Dhe ne në Gjermani me modelin tonë social kemi qenë në pararojë."

Kryeministrat dhe ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Portugalisë
Kryeministrat dhe ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe PortugalisëFotografi: picture-alliance/ dpa

Në gjysmën e parë të vitit politika e jashtme përcaktoi profilin e veprimtarisë

Vizita të panumërta shtetërore, dy samite të BE-së dhe samiti pompoz i G8-s në Hailigendam. Këto i dhanë shkëlqim nga njëra anë figurës së Merkelit, nga ana tjetër veçse ajo u përballua me akuza se kancelares i kanë ikur frenat në politikën e brendshme. Në korrik Merkel u kundërpërgjigj. Është bërë shumë duke ndjekur moton e koalicionit "rimëkëmb, reformo, investo", tha ajo. Kabineti ka paraqitur nivelin me të ulët të borxheve që nga bashkimi gjerman, dhe ka marrë fund reforma e tatimeve të biznesit. "Ne kemi vendosur piketa të rëndësishme përsa i përket reformës federale, daljen nga industria e qymyrgurit, privatizimit të hekurudhës, sistemit shëndetësor, përkujdesit ndaj fëmijëve, të gjitha keto tema që përshtaten me strukturën e përgjithshme të punës së koalicionit."

Angela Merkel, dhe ministri i jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier
Angela Merkel, dhe ministri i jashtëm gjerman, Frank Walter SteinmeierFotografi: AP

Përshtypja e krijuar se nuk ishte bërë punë lidhet me stilin e Merkleit, shprehet gazetarja dhe njohësja e kancelares, Zhaklin Boysen. "Ajo kërkon të jetë e informuar mirë për temat e shtruara për zgjidhje, këtë e thonë edhe anëtarë të kabinetit që i përkasin socialdemokratëve. Kjo do të thotë që ajo përpiqet të marrë vendime të bazuara mbi fakte, apo të sjellë pranë njëri-tjetrit anëtarët e koalicionit të madh. Ky është një stil krejt tjetër, ajo nuk krenohet asnjëherë për veten, nuk ja hedh fajin partnerit socialdemokrat të koalicionit. Mendoj se ky lloj stili është sekreti i saj."

Në fund të vitit të suksesshëm 2007 për Merkelin fillon një fazë tjetër. Merkeli duhet të jetë gati për fushatën. Ajo e di që CDU-ja do ta ketë të vështirë të luftojë një parti socialdemokrate, e cila me kërkesën e saj për pagën minimale po fiton pikë në shtresat e thjeshta të popullsisë. SPD-ja përpiqet t'i heqë frikën këtyre shtresave nga rënia e mëtejshme sociale.