1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani i arrestuar në Turqi kërcënohet nga 15 vite burg

8 Tetor 2017

Për një kohë nuk vinte asnjë lajm nga Turqia pas arrestimit të aktivistit gjerman për të drejtat e njeriut, Peter Steudtner. Tani aktpadia e prokurorisë ka mbërritur tek avokatët.

https://p.dw.com/p/2lTDV
Türkei Deutscher Menschenrechtler Peter Steudtner in U-Haft
Fotografi: picture-alliance/dpa/Amnesty International

Tre muaj pas arrestimit të aktivistit gjerman për të drejtat e njeriut, Peter Steudtner, të dielën (08.10) prokuroria turke kërkoi sipas një raportimi të agjencisë së lajmeve, dpa bazuar në agjencinë Dogan dhe CNN Türk, deri në 15 vjet burg për Steudtner. Por edhe 11 aktivistë të të drejtave të njeriut të arrestuar në Turqi, ndër ta edhe drejtoresha e Amnesty International në Turqi, Idil Eser, kolegu suedez i Stedtner, Ali Gharavi etj. Akuza e prokurorisë është anëtarësi në një" organizatë të armatosur terroriste." Avokatët konfirmuan për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa, se aktpadia ka mbërritur, por nuk jepnin dot të dhëna të sakta për masën e dënimit.

Deutschland Peter Steudtner und Deniz Yücel
Peter Steudtner dhe Deniz Yücel Fotografi: picture-alliance/privat/K. Schindler

Pas një viti të vështirë në marrëdhëniet gjermano-turke, ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Cavusoglu kërkoi normalizimin e marrëdhënieve me Gjermaninë në një intervistë për revistën gjermane, „Der Spiegel" të shtunën. Qeveria gjermane reagoi fillimisht e përmbajtur ndaj këtyre toneve. „Gjermania ka qenë, është dhe mbetet e gatshme për dialog", tha ministri i shtetit në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth gazetës „Welt am Sonntag". „Por ne nuk mund të heshtim, kur qytetarë gjermanë, si Deniz Yücel arrestohen pa faj. Këtu ne duhet të gjejmë zgjidhje."

 

 

la/(dpa, rtr)