1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Procedura të përshpejtuara për kthimin e azilkërkuesve

Ani Ruci6 Gusht 2015

Ambasada Gjermane në Tiranë korrigjon një citim të gabuar nga qarku federal Lörrach në Gjermani të botuar në median shqiptare.

https://p.dw.com/p/1GB5E
Fotografi: Sean Gallup/Getty Images

Sipas këtij njoftimi ky qark do t'u paguante para azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perendimor, nëse këta do të tërhiqnin aplikimin për azil dhe do të ktheheshin vullnetarisht në atdheun e tyre. Amabasada Gjermane në Tiranë thekson se: "Informacioni i vërtetë është që në fillim të korrikut 2015, për azilkërkuesit nga Ballkani, u bë një ofertë unike, e limituar në kohë: personat, që kanë tërhequr aplikimin e tyre për azil deri më 24 korrik 2015 dhe do të dalin nga Gjermania deri më 14 gusht 2015, mund të marrin një mbështetje financiare nga qarku federal Lërrach. Kjo ofertë nuk është më e vlefshme që prej datës 24 korrik 2015. Në të ardhmen nuk do të ketë shpërblim në para në rast kthimi vullnetar në atdhe."

Deutschland Asylbewerber aus dem Kosovo in Sigmaringen
Fotografi: picture-alliance/dpa/F. Kästle

Pse autoritetet gjermane bënë ofertën unikale?

Shifrat zyrtare nga burime gjermane tregojnë që i numri i azilkërkërkuesve nga Ballkani Perëndimor në 6-mujorin e parë të këtij viti arriti në 65 mijë vetë, ku 40% janë nga Shqipwria dhe Kosova. Mund të përfytyrohet se çfarë vështirësish krijon një progresion i tillë gjeometrik për strehimin dhe krijimin e kushteve normale të së përditshmes së tyre në raport me të drejtat e njeriut. Njoftim i Ambasadës Gjermane thekson se oferta e mbështetjes finaciare në rast të tërheqjes së kërkeses për azil dhe kthimit vullnetar në vendet e origjinës u bë që “të pengohej akomodimi i detyruar i azilkërkuesve në salla dhe çadra. Në muajt e fundit situata e akomodimit të azilkërkuesve në të gjithë Gjermaninë është përkeqësuar në mënyrë dramatike, aq sa dhe qarku federal Lërrach është i detyruar t'i strehojë azilkërkuesit e tjerë në vazhdim në çadra dhe palestra Strehimi në këto qëndra të improvizuara në kushte urgjence, shoqërohet jo vetëm me rrethana banimi shumë të ngushta dhe mungesën e hapësirës private, por edhe me reduktimin e kuotës në para, pasi për shkak të shpërndarjes së ushqimit në mënyrë të përqëndruar, hiqet pagesa në para për ushqim për azilkërkuesit” përfundon njoftimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë.

Shqipëria vend i sigurtë

Javën e kaluar në aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza" të e Rinasit, Gjermania ktheu në Shqipëri kontigjentin e parë të azilkërkuesve prej 70 vetësh. Klasifikimi "vend i sigurtë" do të thotë që kërkesat për azil për motive ekonomike të konsiderohen pa bazë për t'u pranuar. Shqipëria është ndër vendet e fundit që autoritetet gjermane e klasifikuan "vend të sigurtë". Dyndja e madhe e azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor solli që tanimë të gjitha vendet e tij- Kosova, Mali i Zi, Maqedona, Bosnjë- Herzegovina, Serbia dhe së fundi Shqipëria të klasifikohen “vende të sigurta”. Një klasifikim i tillë sjell edhe zbatimin e procedurave të përshpejtuara për kthimin e azilkërkuesve në atdhe. Këto procedura synojnë që azilkërkuesit të marrin përgjigje për kërkesën e tyre për azil ekonomik brenda kohës së qëndrimit në kampin e parë të strehimit, ende pa u shpërndarë në landet federale dhe komunat e Gjermanisë, gjë që do të thotë kthim brenda pak javësh në vendet e tyre të origjinës. Sipas burimeve zyrtare gjermane pothuajse 100% e kërkesave për azil politik refuzohen."

Asyl Deutschland Balkan
Fotografi: picture-alliance/dpa
Flüchtlinge aus dem Kosovo
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Tirl

Përftim i ndërsjelltë

Shumica dërrmuese e 65 mijë azilkërkuesve që do të kthehen brenda pak javëve në vendet e tyre të origjinës në Ballkanin Perëndimor janë romë. Pjesa tjetër të papunë, të cilët edhe kur janë të kualifikuar dhe dinë ndonjë zanat nuk gjejnë punë dhe nuk kanë mundësi të sigurojnë jetesën për vete dhe familjet e tyre. Si rrjedhim nën presionin e mbijetesës romët dhe të papunët janë pre e rrjeteve të trafikantëve të rajonit. Në Shqipëri, kthimi javën e kaluar, i kontigjentit të parë të azilkërkuesve prej 70 vetësh, ndërprerja e mbështetjes financiare, përshpejtimi i shqyrtimit të kërkesave për azil i kanë zvogëluar në maksimum stimujt e motivimit për të tentuar largimin drejt Gjermanisë. Kësaj i shtohet edhe intensifikimi i fushatave të sqarimit nga autoritetet dhe organizatat e shoqërisë civile si edhe perspektiva e zhvillimit ekonomik dhe e punësimit. Ndërkohë edhe pse opinioni publik gjerman, sipas një sondazhi, në 66% të tij është kundër pranimit të azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor, nuk mungojnë zëra përmes politikaneve dhe analistëve për krijimin e mundësive për të krijuar mundësi punësimi në Gjermani të forcave të kualifikuar të punës, në profesione për të cilat në Gjermani ka mungesë.