1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Mosmarrëveshje për dynënshtetësinë

dpa/KNA/DW/P Pani4 Shkurt 2014

CDU dhe CSU kërkojnë që për të marrë shtetësinë e dyfishtë fëmijët e emigrantëve që lindin këtu edhe të kenë kaluar pubertetin dhe të kenë mbaruar shkollën në Gjermani.

https://p.dw.com/p/1B1xl
Doppelte Staatsbürgerschaft
Fotografi: picture-alliance/dpa

Sipas njoftimeve të revistës gjermane "Der Spiegel" brenda partive të koalicionit të madh ka mosmarrëveshje në lidhje me shtetësinë e dyfishtë për fëmijët e emigrantëve. Ministrja e Shtetit për Integrimin, socialdemokratja Aydan Özoguze hodhi poshtë propozimin e CDU/CSU-së që shtetësia e dyfishtë për fëmijët e emigrantëve të lindur në Gjermani të lidhet përveç vendlindjes edhe me kushte të tjera si shkollimi në Gjermani: "Askush nuk mund të ketë interes t'u ngarkojë komunave një barrë të madhe detyrash administrative që zor se mund të përballohen, dhe të cilat shkaktojnë edhe më shumë kosto personeli dhe nuk sjellin përfitime të tjera për integrimin." - tha ajo për revistën "Der Spiegel".

Aydan Özoguz
Aydan ÖzoguzFotografi: picture-alliance/dpa

CDU/CSU: Përveç vendlindjes dhe shkollimi në Gjermani

Sipas iniformacioneve të "Der Spiegel" në Ministrinë e Brendshme është përpiluar tashmë një projektligj i parë për dynënshtetësinë. Sipas këtij projektligji për të marrë shtetësinë e dyfishtë fëmijët e emigrantëve që lindin këtu duhet të jetojnë në Gjermani të paktën dymbëdhjetë vjet dhe ta kenë këtu kaluar pjesën më të madhe të pubertetit. Po ashtu dynënshtetësia mund t'u lejohet edhe të rinjve, që kanë përfunduar shkollën në Gjermani dhe mund ta vërtetojnë këtë përmes dëftesave. Shkolla "është dëshmi e integrimit të suksesshëm në kushtet e jetesës në Gjermani" - tha eksperti i CDU-së për çështjet e CDU brendshme Wolfgang Bosbach.

Kryetari i CSU-së Horst Seehofer mendon ngjashëm. "Për mua ndjekja e shkollës është kriteri qendror" - me këto fjalë e citon "Der Spiegel" Horst Seehofer.

Dilema e socialdemokratëve

Politikanët socialdemokratë kanë frikë sipas "Der Speiegl" se CDU-ja mund të kërkojë edhe kushte të tjera. Në një letër të brendshme të grupit parlamentar të SPD-së ideja e CDU/CSU-së kritikohet vërtet me fjalët: "Ne nuk duam të krijojmë pengesa që nuk janë të praktikueshme apo shumë burokratike." Por në të njëjtën kohë thuhet se deputetët nuk duan që në këtë çështje të kenë "konfrontime përpara opinionit publikut" por që t'i diskutojnë këto probleme me partnerët e koalicionit brenda për brenda.

Plakataktion für die Doppelte Staatsbürgerschaft
Fotografi: picture-alliance/dpa

Vendim në moshën 23 vjeç

Sipas legjislacionit aktual fëmijët e emigrantëve që lindin në Gjermani janë të detyruar që deri në moshën 23 vjeç të vendosin nëse do të mbajnë nënshtetësinë gjermane apo nënshtetësinë e vendit nga vijnë prindërit. Në rast se nuk e marrin një vendim të tillë, atëehre ata e humbasin automatikisht pasaportën gjermane.