1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania dënon ashpër dhunën në Maqedoni

28 Prill 2017

Ministria e Jashtme Gjermania ka dënuar dhunën e djeshme (27.04) në Parlamentin e Maqedonisë.

https://p.dw.com/p/2c2mu
Auswärtiges Amt Drittes Reich Holocaust Historiker Studie
Fotografi: picture alliance/dpa

Kriza e ashpërsuar politike në Maqedoni ka shkaktuar reagime edhe në Gjermani. Gjermania dënon dhunën në Parlamentin e vendit.

Ministria e Jashtme Gjermania ka dënuar dhunën e djeshme (27.04) në Parlamentin e Maqedonisë. Në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë thuhet se dënohet "shumë ashpër" dhuna në parlament. Më parë gjendja u përshkrua si "e paqartë", dhe madje Ministria e Jashtme u këshilloi udhëtarëve gjermanë në Shkup të mënjanojnë qendrën e kryeqytetit maqedonas. Maqedonia është paralizuar nga kriza politike që nga viti 2015.