1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel kërkon dialog në Turqi

17 Prill 2017

Qeveria gjermane thotë se është njohur me rezultatet e votimit. Por për vlerësimin përfundimtar duhet të pritet edhe raporti i vëzhguesve të OSBE.

https://p.dw.com/p/2bLGM
Türkei Besuch Bundeskanzlerin Merkel bei Erdogan
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/L. Pitarakis

Qeveria gjermane pret pas referendumit për ndryshime kushtetuese në Turqi që presidenti Rexhep Tayyip Erdogan të tregojë gatishmëri për dialog me kundërshtarët politikë. "Rezultati i ngushtë në votim tregon se në ç'masë është e përçarë shoqëria turke", thuhet në një kumtesë të qeverisë gjermane, të lëshuar në emër të kancelares Angela Merkel dhe ministrit të Jashtëm Sigmar Gabriel. "Kjo do të thotë se udhëheqësia e shtetit turk dhe vetë presidenti Erdogan kanë një përgjegjësi të madhe."

Nga qeveria turke pritet që të nisë një dialog i mirëfiilltë me të gjitha forcat shoqërore dhe politike në vend. "Qeveria gjermane është e njoftuar me rezultatin jo zyrtar të zgjedhjeve."

Qytetarët e Turqisë kanë të drejtë të votojnë si të duan për ndryshimet kushtetuese, thuhet në kumtesë. "Do të ishte mirë që ne të ruajmë qetësinë dhe të veprojmë pa nxitim", theksoi ministri i Jashtëm Gabriel, të dielën në mbrëmje.

Dyshimet

Kabinettssitzung
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Kappeler

Qeveria gjermane i ka falënderuar vëzhguesit e OSBE për punën e tyre në prag të referendumit dhe gjatë votimit. Qeveria nuk do të japë vlerësime të procesit pa raportin përfundimtr të vëzhguesve të OSBE. "Drejtuesi i zyrës së OSBE për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, Michael Link ka shprehur dyshime në ecurinë e procesit të referendumit dhe plotësimin e kushteve për referendum të mirëfilltë".

Merkel dhe Gabriel kanë kujtuar se Komisioni i Venezias dhe Këshilli i Evropës kanë shprehur rezerva gjatë këtij procesi. "Si anëtare e KE, OSBE-së dhe kandidate për anëtarësim në BE, Turqia është e obliguar që t'i respektojë të gjithë kriteret e Kopenhagës për demokraci dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut."

Për këtë duhet të fillojnë sa më shpejt bisedimet me Turqinë, si në rrafshin bilateral ashtu edhe mes institucioneve të BE dhe Ankarasë.