1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania gëzon imazhin më të mirë mbarëbotëror

17 Nëntor 2017

Gjermania sipas një studimi të fundit gëzon reputacionin më të mirë në botë duke ia kaluar SHBA-së. Kjo mësohet nga një hulumtim i bërë publik të enjten (16.11) nga Instituti për Hulumtimet e Tregut GfK.

https://p.dw.com/p/2nm5p
Flash-Galerie Berlin Bundeskanzleramt Solarzellen
Fotografi: AP

Sipas këtij hulumtimi SHBA-ja në renditjen për reputacion ka rënë në vendin egjashtë. Franca në nivel ndërkombëtar konsiderohet so vendi i dytë më i preferuar, Britania e Madhe qendron stabël në vend të tretë, ndërsa Kanadaja dhe Japonia renditen së bashku në vendin e katërt.

Indeksi që mban emrin e këshilltarit politik Simon Anholt, Anholt-GfK Nation Brands Index, çdo vit hulumton se si perceptohen 50 vende në mbarë botën. Hulumtimi bazohet tek imazhi i vendit në kategoritë eksport, qeveri, kulturë, njerëzit, turizmi dhe imigrimi/innvestimet.

Gjermania del mjaft pozitive në të gjashtë kategoritë dhe renditet në shumicën e tyre ndër pesë vendet kryesore me eksportet në vendin e tretë, qeverisje në vendin e katërt, kulturë nën vendin e katërt, njerëzit në vendin e katërt, imigrim/investim në vendin e dytë.

Gjermania ka pikë plus kryesisht në kategoritë kulturë, qeveri dhe njerëzit. Vetëm në turizëm Gjermania renditet në vendin e dhjetë.

Sipas këtij studimi Gjermaninë e preferojnë më shumë kinezët, rusët dhe italianët. Më pak pozitiv vlerësohet Gjermania nga vendet fqinjë Franca dhe Polonia. Edhe vet gjermanët janë kritikë ndaj vendit të tyre.

Ndër vendet e hulumtuara brendda një viti SHBA-ja ka humbur pikë. Ndërsa SHBA vazhdon të mbetet ndër pesë vendet kryesore, ajo ka rënë në vendin e 19 dhe 23 në kategorinë qeveri.

"Humbja e imazhit të SHBA-së në kategorinë qeveri mund të shpjegohet me efektin Trump, shkaktuar prej politikës së tij dhe mesazhit 'America First', tha Simon Anholt, që e ka iniciuar këtë hulumtim në vitin 2005. Vet amerikanët e shohin vendin e tyre sivjet shumë më pozitiv se në 2016."