1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania në gjysmëfinale të EURO 2008

Xhani, Eliana20 Qershor 2008

Fitore e merituar 3:2 kundër Portugalisë

https://p.dw.com/p/ENI8
Kapiteni i ekipit gjerman Michael Ballack shënon golin e tretë në lojën kundër PortugalisëFotografi: AP

Për herë të parë pas 12 vjetësh një ekip gjerman është sërisht në gjysmë finale të kampionatit europiant të futbollit. Ekipi i trainerit Joachim Löw mundi dje kombëtaren e Portugalisë në stadiumin e Bazelit me rezultatin 3:2. Golat për Gjermaninë u shënuan nga Bastian Schweinsteiger, Miroslav Klose dhe Michael Ballack.


Kapiteni i ekipit Ballack u shpreh pas ndeshjes:

"Sot u bë e qartë se çfarë është në gjendje të bëjë ekipi ynë kur luan lirshëm."


Ndërsa Lukas Podolski, u shpreh:


"Mendoj se askush nuk priste që ne të fitonim, që ne të zhvillonim një lojë të tillë. Ne bëmë një lojë të mirë dhe e kemi merituar fitoren."


Pas fitores qindra mijëra tifozë gjermanë festuan në Zvicër dhe në qytetet gjermane. Nga policia nuk pati njoftime për incidente të rënda. Ekipi gjerman luan sërisht të mërkurën e ardhshme. Loja zhvillohet në Bazel me ekipin që do të dalë fitues nga ndeshja Kroaci-Turqi e cila zhvillohet sot.