1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania ndalon eksportimin e pajisjeve ushtarake për në Rusi

Amarildo Topi (dpa, Reuters)4 Gusht 2014

Gjermania anulon një kontratë me vlerë 100 milion euro, ku parashikohej eksportimi i një qendre trajnimi ushtarak në Rusi. Marrveshja ishte e ngrirë prej muajit mars, kur Rusia aneksoi Krimenë.

https://p.dw.com/p/1CoaV
eopard
Fotografi: picture-alliance/dpa/dpaweb

Ministria gjermane e Ekonomisë konfirmoi të hënën një artikull të publikuar nga Süddeutsche Zeitung, ku thuhej se ka revokuar kërkesën e kompanisë së prodhimit të armëve Rheinmetall për të eksportuar një qendër trajnimi luftarak në Rusi.

"Mund të konfirmoj se në kuadër të sanksioneve të BE, është revokuar leja për të eksportuar një qendër trajnimi luftarak", tha një zëdhënës i ministrisë.

Vendimi i anulimit nuk ishte surprizë, sepse ministri i Ekonomisë Sigmar Gabriel e kishte ngrirë marrveshjen në muajin mars, pasi Rusia aneksoi Krimenë. Marrveshja me vlerë 100 milion euro ishte aprovuar nga qeveria e mëparshme gjermane e përbërë nga kristian-demokratët dhe liberalët.

Panzerproduktion in Kassel
Fotografi: picture alliance

Sipas shkrimit të Süddeutsche Zeitung qendra e trajnimit luftarak me kapacitet për të trajnuar 30 mijë ushtarë çdo vit, do të ndërtohej në rajonin e Vollgës në Rusi dhe do të vihej në funksionim në fund të këtij viti.

Përtej sanksioneve të BE

Vendimi i Gjermanisë për të anuluar lejen e eksportit vjen një javë pasi BE vendosi për të ashpërsuar sanksionet ndaj Moskës. Këto sanksione synojnë energjinë, mbrojtjen dhe financat. Qëllimi është që Rusia të tërhiqet nga mbështetja ndaj separatsitëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Verdacht auf Korruption bei deutschen Rüstungsfirmen
Fotografi: picture-alliance/dpa

Vendimi shkon përtej qëllimit të këtyre sanksioneve, sepse embargoja ndaj armëve nuk ndodhet në kontratat aktuale. Kje e ka lejuar Francën të vazhdojë përpjeket e saj për t'i shitur Rusisë një anije luftarake me vlerë 1.2 miliardë euro.

Rheinmetall deri tani nuk ka thënë nëse do të kërkojë kompensim për fitimin e humbur, por ka deklaruar se është në bisedime me qeverinë.