1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

110808 Deutschland Kaukasus

Sabine Henkel / Berlin11 Gusht 2008

Ministri i jashtëm gjerman, Shtajnmajer ka telefonuar gjatë fundjavës disa herë me palët e krizës në Kaukaz. Ai ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të luftimeve. Edhe kancelarja Merkel kërkoi vendosjen e armëpushimit.

https://p.dw.com/p/Euh4
Ministria e jashtme në Berlin
Ministria e jashtme në BerlinFotografi: dpa Zentralbild

I dërguari i ministrisë së jashtme gjermane në Kaukaz nuk është i panjohur. Ambasadori Hans Dieter Lucas, nga Berlini ka qenë shpesh në rajon. Së fundi në Abkazi, me ministrin e jashtëm Frank Valter Shtajnmajer. Të dy bashkë ata luftuan për zgjidhje paqësore të konfliktit.

Ky angazhim duhet të bazohet në rolin e Gjermanisë në Kombet e Bashkuara. Shtajnmajeri është koordinator i të ashtuquajturit Grupi i Paqes, i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Shtajnmajeri e sheh si detyrën e tij përpjekjen për të arritur një armëpushim të menjëhershëm, sic tha të premen (8.8) : “Unë jam i indinjuar nga shpërthimi i ri i dhunës. Luftimet duhet të ndërpriten menjëherë.”

Për të arritur këtë, qeveria gjermane ka zhvilluar gjatë gjithë fundjavës (9./10.8.) bisedime. Kancelarja gjermane zhvilloi telefonata këshilluese me presidentin francez Nicolas Sarkozy, i cili është aktualisht kryetari i radhës së BE-së. Ajo i premtoi atij përkrahje në përpjekjet për t`i dhënë fund luftimeve.

Ministri i jashtëm gjerman Shtajnmajer, ndodhet në kontakte telefonike me ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov dhe presidentin e Gjeorgjisë, Mihail Sakashvili. Në bisedimet me ata të dy, Shtajnmajeri ka theksuar se sa të rëndësishme i vlerëson ai kontaktet midis qeverisë së Rusisë dhe Gjeorgjisë. Sepse ato do të thoshin fillim i një zgjidhjeje politike të konfliktit.

Shtajnmajeri, i cili ka dërguar në rajon të ngarkuarin me Kaukazin thekson angazhimin e qeverisë gjermane. Në kalendarin e takimeve të kancelares, është shënuar fillimi i një vizite në Detin e Zi, të premten e ardhshme (15.8.). Atje ajo do të takohet me presidentin rus, Dmitri Medvedev.