1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania përshëndet hyrjen në fuqi të kushtetutës kosovare

ASHU16 Qershor 2008

Gjermania e ka përshëndetur hyrjen në fuqi të kushtetutës së Kosovës. Zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme, Martin Jeger, tha të hënën në Berlin, se Gjermania do ta mbështesë Kosovën edhe në të ardhmen

https://p.dw.com/p/EKSD
Ministria e Punëve të Jashtme në BerlinFotografi: dpa Zentralbild

"Ne e përshëndesim hyrjen në fuqi të kushtetutës kosovare. Ky shtet i ri po bëri kështu një hap të rëndësishëm përpara. Përshëndesim edhe faktin që kushtetuta shprehet shumë qartë pro demokracisë dhe shumëetnicitetit, dhe që nga njëra anë u garanton pakicave të drejta të zgjeruara dhe nga ana tjetër u jep atyre mundësinë të marrin pjesë në jetën politike", tha zëdhënësi i minitrië së jashtme Martin Jaeger të hënën (16.06.2008) në Berlin.

Ai gjithashtu premtoi se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj për zhvillimin ekonomik. "Bashkimi Evropian e ka shprehur mbështetjen e tij ndaj Kosovës në këtë rrugë. Kjo vlen edhe për Gjermaninë dhe ne do ta mbajmë premtimin".


Deputetë gjermanë kishin shprehur më parë shqetësimin se Gjermania po humbet ndikimin e saj në Kosovë, me largimin e kryeadministratorit Joachim Ryker. Ministria gjermane e punëve të jashtme tha se lidhjet mes Gjermanisë dhe udhëheqjes së Kosovës janë shumë të mira dhe se ato kanë si nyje ndërlidhëse ambasadën gjermane në Prishtinë.