1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania vend emigracioni - po dhe jo

Klaus Dahmann26 Shtator 2012

Për pak tema të tjera debatohet në Gjermani prej një kohe kaq të gjatë si për temën e migracionit. Si për asnjë temë tjetër diskutimet janë kaq të ashpra.

https://p.dw.com/p/16Eh9
Fliegen © Luftbildfotograf #37236272
Fotografi: Fotolia/ Luftbildfotograf

Në qoftë se do të bëhej fjalë që të sqaroheshin faktet, atëhere debati do të mbyllej shpejt, sepse shifrat flasin një gjuhë të qartë. Në Gjermani jetojnë rreth 7 milionë njerëz me nënshtetësi të huaj. Nëse përllogariten edhe ata që kanë marrë nënshtetësinë gjermane dhe fëmijët e tyre, atëhere numri rritet në 15,4 milionë. Me fjalë të tjera një në çdo pesë banorë në Gjermani është me origjinë të huaj, ose siç thuhet politikisht në mënyrë korrekte ka "prejardhje jo gjermane". Nisur nga këto statistika konstatimi se "Gjermania është vend migracioni" është mëse evident.

Debat frike

Megjithatë kohë pas kohe debati ashpërsohet. Dy vjet më parë për shembull kur politikani i Partisë Socialdemokrate Gjermane Thilo Sarrazin në librin e tij të titulluar “Gjermania po eleminon vetveten“ shprehu mendimet e tij kritike duke i quajtur politikat e migracionit si të gabuara, migrantët mysilmanë që nuk kanë dëshirë të integrohen, dhe foli për rreziqet që i kanosen vendit nga këto fenomene. Libri kryesoi për disa javë rrjesht listën e bestsellerve dhe dominonte temat diskutimeve në media. Shpejt debati u fut në rendin e ditës, paprimtas filloi të flitej për integrim të dështuar apo të arritur, për emigrantë „të mirë“ dhe „të këqinj“. Shumë të huaj dhe gjermanë të lindur jashtë këto diskutime u linin një shijë të keqe.

BERLIN, GERMANY - SEPTEMBER 30: New German citizens attend a ceremony at Bellevue presidential palace where German President Christian Wulff presented them their citizenship certificates on September 30, 2011 in Berlin, Germany. It was the first time that a citizenship ceremony was held at Bellevue. Countries throughout western Europe are dealing with stagnating population growth due to low birth rates and immigration is seen by many as a necessary remedy. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)
Një ndër pesë qytetarë gjermanë ka origjinë migrimiFotografi: Getty Images

U pa qartë se nuk bëhej fjalë për fakte, por për një ndjenjö frike, e cila u stimulua. Këshilli i specialistëve të fondacioneve gjermane për integrimin dhe migracionin ankohet prej vitesh për „mungesë të kulturës së mikpritjes“. Drejtorja Gunilla Finke kritikon që shpeshherë thuhet se njerëzit me prejardhje të huaj „nuk i përkasin tamam këtij vendi, se ata edhe pse kanë lindur këtu, kanë ndjekur shkollën, apo kanë studiuar këtu, nuk janë pjesë e vërtetë e Gjermanisë.“

Reklamë për të huaj me kualifim të lartë

Kjo çon në dilemën e sotme. Një pjesë e popullsisë ka frikë nga emigracioni, ndërsa degë të ekonomisë me zhvillim të vrullshëm, si ajo e informacionit dhe teknologjisë, kërkojnë më ngulm të huaj me kualifikim të lartë. Fakti që pak vetë kanë aplikuar për greencard dhe që as për kartën bluecard që pritet të dalë, nuk janë vënë në radhë, ka të bëjë sigurisht edhe më gjuhën gjermane. Pikërisht „rregullat tona të migracionit perceptohen si shumë restriktive“, thotë Steffen Angenendt nga Fondacioni për Shkencën dhe Politikën. „Në realitet këto rregulla do të lejonin më shumë emigrantë se sa kemi në të vërtetë. Por kjo nuk perceptohet kështu dhe prandaj edhe vijnë më pak njerëz se sa kemi nevojë në të vërtetë.“

Që kur është kështu? Në periudhën pas luftës Gjermania kishte shumë nevojë për krahë pune. Ishte mesi i viteve 50-të, në kohën e të ashtuquajturës mrekullia ekonomike, kur brenda vendit nuk kishte punëtorë të mjaftueshëm për të mbushur fabrikat dhe minierat. Marrëveshje për thithje punëtorësh u nënshkruan me Italinë dhe më vonë me Spanjën dhe Turqinë dhe akoma më vonë me radhë me Marokun, Tunizinë, Portugalinë dhe Jugosllavinë.

Punëtorë të ftuar me garanci për t'u kthyer?

Me kalimin e kohës termi Gastarbeiter „punëtorë të ftuar“ u bë popullor. Ky tingëllon miqësor, por njëkohësisht thekson se prej tyre pritet që ata pas një farë kohe të kthehen në atdheun e tyre. Por ndodhi ndryshe. Në vitin 1973 qeveria gjermane njoftoi ndalimin e kontraktimit të punëtorëve të huajve nga vendet e jashtme, pasi si rrjedhojë e krizës së naftës, papunësia në Gjermani ishte rritur shumë. Por në vend që të prisnin biletën e kthimin për në atdheun e tyre, gjithnjë e më shumë prej të huajve të punësuar në Gjermani filluan të tërhiqnin këtu familjet e tyre. Në qarqet politike po shtohej frika. Kështu partitë e unionit të djathtë dhe të liberalëve shënonin në marrëveshjen e tyre të koalicionit në vitin 1982 „Republika Federale e Gjermanisë nuk është vend migracioni. Duhen marrë të gjitha masat, që konsiderohen humanitare, për të ndaluar ardhjen e të huajve“. Kundër termave frikësuese të partive të konsoliduara u formua një pol me spektër të majtë që predikonte një lëvizje multikuturore. Deri në vitet 80-të të shekullit të kaluar debatohej në këtë drejtim.

Turkish guest workers wait with luggage for the weekly bus to Istanbul from Frankfurt, Germany around Dec. 2, 1978. (AP Photo/Rolf Boehm)
Gastarbeiter „punëtorë të ftuar“ nga TurqiaFotografi: AP

Integrimi kthehet në qendër të vëmendjes

Ndërkaq debati u nxit më tej jo nga „punëtorët e ftuar“ se sa nga grupet e reja që vinin si azliantët me origjinë nga vendet e ish-Jugosllavisë që po shpërbëhej si edhe nga qindra mijëra njerëz me origjinë gjermane që vinin nga Evropa Lindore dhe Azia Qendrore dhe që merrnin direkt pasaportën gjermane.

Debati pa fryt nëse Gjermania është një vend migracioni apo jo, u zëvendësua dhe devijoi pak nga pak në pyetje më pragmatike: si mund të integrohen më mirë në shoqëri të huajt? Dhe se si mund të rregullohet migracioni?

Rregulla me shumë përjashtime

Që Gjermania ka nevojë për emigrantë është tashmë e padiskutueshme. Kjo për faktin se gjermanët kanë pak fëmijë dhe kështu sistemi social dhe i pensioneve po bëhet financiarisht i papërballueshëm, por edhe sepse mungojnë specialistë. Kjo vihet re si në fushat e kualifikimit të lartë si në informatikë, edhe në fushën e përkujdesjes për pleqtë apo të sëmurët.

Nuk është çudi që ligji për migracionin i vitit 2005, që u ndryshua këtë vit, quhet me ironi „djathë zviceran“. Kjo nga fakti se “ligji ka shumë hapësira apo përjashtime, edhe pse Gjermania akoma e ka me ligj të ndaluar kontraktimin e të huajve nga jashtë për punë dhe thekson se ne nuk duam të jemi vend migracioni.“