1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

030809 Bundesligavorschau

7 Gusht 2009

Bayerni i Mynihut mund të bëhet kampion. Këtë e profetizojnë së paku të gjithë trajnerët e Bundesligës. Por në të vërtetë rrethi i favoritëve është aq i madh si rrallë më parë. Edhe sezoni i fundit e dëshmoi këtë.

https://p.dw.com/p/J3FU
Fotografi: DW

Gjatë pushimeve të verës tetë ekipe kanë ndërruar trajnerët. Në Wolfsburg komandën e ka marrë Armin Veh. Ekipi dëshiron të bëjë përsëri surpriza, një pengesë mund të ishte ngarkesa nga Liga e Kampioneve. Paraardhësi i Veh-ut, Felix Magath është angazhuar tek FC Schalke 04. Ai do ta bëjë këtë ekipi më në fund kampion pas 52 vjetësh.

Deutschland Fußball Trainer Felix Magath wechselt von Wolfsburg nach Schalke 04
Tajneri Magath kalon nga Wolfsburgu dhe Schalke 04Fotografi: AP

"Tifozët kanë varur natyrisht shumë shpresa tek unë, që këtu mund të lindë tani diçka e re."

Magath ka namin e një trajneri të fortë. Sulmuesi i Schalke-s Kevin Kuranyi e konfirmon këtë

"Vrapojmë shumë. Natyrisht që është e vështirë dhe ne ankohemi. Por më vonë do t'i jemi mirënjohës."

Pas një viti pa titull hollandezi Louis van Gaal do ta çojë përsëri kampionin rekord Mynihun në krye të tabelës. Për këtë është investuar fort. Vetëm për Mario Gomez-in nga klubi i Stuttgartit FCB (klubi i futbollit i Bajernit) pagoi shumën rekord prej 30 milionë eurosh. E hapur deri në fund të gushtit mbetet e ardhmja e Frank Ribery. Menaxheri Uli Hoeneß thotë:

"Për këtë nuk dëshëroj të them asgjë. Këtë temë e kemi varrosur. Frank do të qëndrojë te ne."

."Tifozave të Werder Bremenit u duhet të heqin dorë nga Diego.

Braziliani Diego luante deri tani për Werder Bremen
Braziliani Diego luante deri tani për Werder BremenFotografi: picture-alliance/ dpa

Diego i preferuari i tyre brazilian kaloi tek Juventusi i Torinos. Pas zhgënjimit për vendin e dhjetë trajneri Thomas Schaaf ka këtë qëllim.

"Të ofrojmë futboll të mirë dhe të shohim, që të kemi mundësisht shumë rezultate të suksesshme.

Një sensacion do të jetë përsëri 1899 Hoffenheim.

Kampioni jozyrtar i sezonit të vjeshtës së fundit do të ketë përsëri portierin deri tani të plagosur Vedad Ibisevic. Menaxheri Jan Schindelmeiser:

"Ne përpiqemi të nxjerrim maksimumin. Ky është synimi ynë. Dhe që ta zhvillojmë më tej skuadrën. Por me siguri që nuk do të fitojmë dot çdo ndeshje, por as ta humbasim."

2009 Mannschaftsbild TSG 1899 Hoffenheim
Surpriza e futbollit gjerman, 1899 HoffenheimFotografi: dpa

Gjithsej Bundesliga ka angazhuar 150 futbollistë të rinj profesionistë. Megjithë krizën ekonomike klubet kanë shpenzuar deri tani afro 150 milionë euro.

Bundesliga është shumë tërheqëse për tifozët. Në sezonin e fundit në stadiume erdhën 12,8 milionë spektatorë duke shënuar për të tetën herë me rradhë këtë rekord për klubet. Ky rezultat edhe mund të tejkalohet. Që tani klubet e kategorisë së parë kanë shitur më shumë bileta për gjithë sezonin se sa një vit parë.

Autor: Arnulf Boetcher/Angjelina Verbica

Redaktoi: Fabian Schmidt