1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjykatësit egjiptianë i kundërvihen presidentit Mursi

AG/Kelmendi3 Dhjetor 2012

Konflikti mes presidentit egjiptian dhe gjykatësve të vendit kalon në një raund të ri. Gjykatësit do të bojkotojnë referendumin kushtetues më 15 Dhjetor, gjë që vë në dyshim legjitimitetin e procesit.

https://p.dw.com/p/16udj
Demonstrata kundër ndryshimeve kushtetuese
Demonstrata kundër ndryshimeve kushtetueseFotografi: Reuters

Në luftën për pushtet në Egjipt, gjykatësit e vendit duan të bojkotojnë referendumin për një kushtetutë te re. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Mena, gjykatësit deklaruan që dekreti i presidentit islamik Mohamend Mursi ndërhyn në punën e drejtësisë dhe shkel pavarësinë e tyre.

Për këtë arsye do të jetë e vështirë për të organizuar referendumin e planifikuar më 15 Dhjetor. Tradicionalisht janë gjykatësit ata që mbikqyrin procesin zgjedhor në Egjipt, gjë që nënkupton se islamistët nuk do ta kenë të lehtë ta organizojnë atë pa gjykatësit. Ekspertët dyshojnë në legjtimitetin e një procesi të tillë pa kontrollin e drejtësisë.

Demonstrata pro presidentit Mursi
Demonstrata pro presidentit MursiFotografi: AP

Mursi zgjeroi më parë në një masë të madhe pushtetin e tij në kurrriz të drejtësisë dhe me këtë kishte bërë që njerëzit të ngriheshin në protesta për ta akuzuar atë si president i një stili udhëheqës diktatorial. Të Dielën mijëra islamistë radikalë kishin rrethuar ndërtesën e Gjykatës Kushtetuese në Kajro dhe kishin penguar gjyqtarët të hynin brenda. Gjykata më pas pezulloi për një kohë të pacaktuar punën. Në projektkushtetutën e re ndër të tjera përfshihen "parimet e Sheriatit" si burimi më i rëndësishëm i legjislacionit". Gjithashtu në projektkushtetutë, islami do të shpallet fe shtetërore.