1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rojet e Ausshvicit

Hendrik Heinze / Lindita Arapi5 Shtator 2013

Ata jetojnë në Bavari dhe Baden-Vyrtemberg, Hamburg dhe Hesen: 30 ish roje të kampit të përqëndrimit Ausshvic-Birkenau. Deri më sot, drejtësia i kishte lënë në paqe - por tani ata do të dalin para gjykatës.

https://p.dw.com/p/19cB1
Fotografi: picture-alliance/dpa


Janar 1945: Lirohet kampi i përqëndrimit Ausshvic-Birkenau.

Shtator 2013: 30 ish-roje të kampit duhet të përballen me akuzat në gjykatat gjermane. Akuza kryesore: Bashkëpunim në vrasje. Të akuzuarit janë identifikuar pas pothuajse 70 vitesh nga një autoritet i veçantë, "Zyra Qendrore për Hetimin e Kriminelëve Nacional-Socialistë" në Ludvigsburg.

‘Pak prej tyre do të dënohen"

"Pritshmëritë fillimisht ishin te pakta përsa i përket nxjerrjes së të vërtetës ne dritë, thotë shefi i zyrës Kurt Schrimm për Deutsche Welle-n. "Ne kemi arritur të identifikojmë së fundmi 49 emra. Kjo mund të përshkruhet si një sukses." 49 ish-roje burra e gra në kampin e përqëndrimit në Ausshvic-Birkenau. Nëntë prej tyre kanë vdekur muajt e fundit, ndërsa për dhjetë të tjerë autoritetet e Ludvigsburgut nuk kanë ende informacion të mjaftueshëm. Mbeten 30, të cilët jetojnë nëpër Gjermani dhe që do të përballen me akuzat. Por duhet të kemi parasysh edhe një fakt që ngritja e akuzave varet edhe nga gjendja shëndetësore e këtyre personave, thekson Schrimm. Vetëm duke parë ditëlindjen e secilit na bën të ndihemi pesimist. I akuzuari më i ri është 87 vjeç, më i vjetri 97. " Me siguri që shumë prej tyre nuk kanë për t'u vënë para drejtësisë. Dhe akoma më pak për t'u dënuar siç duhet.

Një vendim ndryshon çdo gjë

Fakti që hetimet e zyrës së Ludvigsburgut ecën në rrugën e duhur është falë një vendimi të rëndësishëm. Në vitin 2011, Gjykata Rajonale e Mynihut shpalli fajtor një ish-roje kampi përqëndrimi për akuzën e bashkëpunim në vrasjen e më shumë se 28.000 njerëzve. Gjykata e dënoi John Demjanjukun, që ndërkohë ka vdekur, me 5 vjet burg, pa qenë në gjendje të dëshmojë qoftë edhe një krim të vetëm të kryer prej tij. "Nuk ishte më e nevojshme për të sjellë dëshmitarë të tjerë - që dikush atëherë ka qëlluar në këtë apo atë vend, këtë po atë, për shembull," thotë Ulrich Sander, djali i një luftëtari të rezistencës që u përfshi në "Shoqatën e viktimave të regjimit nazist - Federata e anti-fashistëve dhe anti-fashisteve" dhe është edhe zëdhënësi i tyre.

"Procesi në Mynih u zhvillua sipas pasqyrës së dosjeve", thotë Sanderi. "Nëse mund të vërtetohej se dikush ishte pjesë e makinës vrasëse, atëherë dënimi ishte e mundur. "Pra pa dëshminë e një krimi konkret. Për hetuesin e Ludvigsburgut me në krye Kurt Schrimm-in ndjekja e kriminelëve nazistë të luftës është bërë më e lehtë. Pas procesit gjyqësor të Mynihut edhe gjykata të tjera u mjaftuan me faktin nëse dikush kishte qenë pjesë e personelit në një kampi përqëndrimi për t'u dënuar për bashkëpunim në vrasje.

Të dënosh kriminelët nazistë? Jo dhe aq e lehtë

Për shumë vëzhgues, megjithatë, shtrohet pyetja nëse nuk është shumë vonë për fushata të mëdha - dhe nëse Gjermania ka bërë mjaftueshëm ndërkohë që kishte kohë në dispozicion. "Në 50 vjet praktikisht gjithçka ka mbetur e papërfunduar", thotë Ulrich Sander.

Si përgjigje, u themelua në vitin 1958 në Ludvigsburg Zyra Qendrore. Që nga ajo kohë, asaj i është dashur të përballet me probleme: dëshmitarët ishin të vështirë për t'u gjetur, sepse në shumicën e rasteve, viktimat kishin vdekur dhe fajtorët ishin fshehur. Zyrtarët në Ludvigsburg duhej që përveç të tjerash të kërkonin ‘aleatë' në drejtësi, pasi zyra nuk mund të dërgonte para drejtësisë raste për gjykim. Përveç kësaj sipas ligjit të vjetër gjerman, vrasja nuk mund të gjykohej 20 vjet pas kryerjes. Dikush që kishte kryer një vrasje në 1945 nuk mund të dënohej në vitin 1966. Por sot gjërat janë ndryshe, vrasja dhe bashkëpunimi në vrasje janë vepra penale, të cilat gjykohen në çdo kohë.

Rasti i Siert Bruins-it

Ligjet e viteve '50 dhe '60, ishin të mira edhe për vetë nazistët. Përveç kësaj, shumë përfitonin nga fakti që Gjermania nuk i ekstradoi për një kohe të gjatë. Kështu u veprua në rastin e Klas Karel Faberit, i cili ishte dënuar në Holandë me burgim të përjetshëm. Kur ai u arratis në Gjermani ishte i sigurtë. Kjo pyetje është ngritur përsëri në një proces shumë të përfolur kohët e fundit, ai i Sert Bruins-it.

92 vjeçari që po gjykohet në Hagen të Gjermanisë ka kryer veprën penale të vrasjes së një luftëtari holandez të rezistencës. Dënimi i gjykatës holandeze nuk u mor parasysh në Gjermani, por tani prokuroria gjermane e cilëson pushkatimin si vrasje dhe Bruinsi duhet të mbyllet në qeli.

Ksatári , Boere , Lipschis

Ashtu si në Hagen, ku drejtësia po kërkon gjithandej të nxjerrë autorët para drejtësisë: László Ksatári që kishte dërguar hebrejë drejt vdekjes, vdiq para se të përgjigjej për atë që kishte bërë. Heinrich Boere, i cili u dënua për tre vrasje. Ose rasti më "i fundit": Hans Lipsschis dhe shërbimi që bëri në Ausshvic. Edhe juristët në Zyrën Qendrore në Ludvigsburg vazhdojnë kërkimet e tyre, për shembull në Amerikën e Jugut : "Atje shkojmë në arkivat e emigracionit, " thotë Schrimm-i, "dhe kërkojnë për njerëzit që kanë emigruar atje në vitet 1945-1955 dhe që mund të kenë diçka për të fshehur nga e kaluara e tyre naziste. " Gjithashtu rojet e të gjitha kampeve të shfarosjes duhet të verifikohen edhe njëherë.

Të 30 rojet e Aushvicit ndoshta e marrin në kohë dënimin që u takon." Kjo është një shenjë e mirë ", thotë aktivisti i VVN-së Ulrich Sander: " Unë besoj se më e rëndësishmja është: që bota jashtë të shikojë që gjermanët nuk kanë lënë gjithçka mënjanë. Nuk ka shumë për t'u bërë – dhe unë besoj se kjo do do t'i bëjë mirë vendit tonë.