1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqi: Kontrabandistët mbushin sërish xhepat

Pavlos Zafiropoulos
18 Dhjetor 2016

Kufiri me Greqinë në veri është mbyllur nga fillimi i vitit 2016. Shumë refugjatë u drejtohen tani sërish kontrabandistëve për të vazhduar rrugën drejt veriut të Europës.

https://p.dw.com/p/2USJc
Europa Flüchtlinge Migration
Fotografi: Getty Images/AFP/P. Huguen

Para një kioske qebapësh në afërsi të stacionit të trenit në Selanik janë mbledhur turma të vogla njerëzish. Janë refugjatë që pinë çaj, ulur rreth prizave elektrike për të mbushur telefonat celularë.Të gjithë e njohin këtë kioskë. Në dy vitet e fundit ajo është kthyer në një pikë qendrore për refugjatët në rrugën e tyre drejt veriut të Europës.

Evangelia Karanikolas është pronarja e kësaj kioske që u ofron refugjatëve gratis rrymë elektrike për celularët, e i lejon madje të përdorin banjon e saj. Po qe se ia del ajo ofron edhe drekën gratis, ose një shtrat për familjet në netë sidomos të ftohta. Nuk çuditesh që Evangelia Karanikolas është mjaft e njohur këtu dhe nofka e saj është „mami".

Griechenland Menschenschmuggler in Thessaloniki Dönerladen
Kioska ku ndihmohen refugjatët pranë stacionit hekurudhorFotografi: DW/P. Zafiropoulos

Evangelia ka përjetuar shumë këto dy vite. Fillimisht hapjen e kufijve në veri në vitin 2015, pastaj mbylljen e tyre në fillim të këtij viti. "Në fakt nuk ka rëndësi se si është situate në kufij, refugjatët do ta gjejnë gjithmonë rrugën e tyre”, thotë Evangelia Karanikolas. Disa refugjatë në afërsi të kioskës e konfirmojnë këtë. Ata planifikojnë të largohen nga veriu grek për të vazhduar rrugën drejt Europës qendrore. Por kush e kalon ditën pranë kioskës nuk sheh vetëm refugjatë, edhe të tjerë të veshur mirë, si një burrë me një theks të fortë londonez që thotë se është turist. Disa orë më vonë ai qëndron në një ndërtesë bosh e bisedon energjikisht me një familje afgane, që ka ngritur me sa duket çadrat për të kaluar natën. Refugjatët e tjerë rrëfejnë se kjo familje është përpjekur së fundmi të kalojë kufirin, por është kapur dhe është kthyer në Greqi.

Griechenland Menschenschmuggler in Thessaloniki Sprinter mit illegalen Flüchtlingen
Fotografi: Griechische Polizei, Thessaloniki

Kufi me të çara

"Do të thoja se trafikimi i njerëzve është shtuar", thotë një oficer policie në një stacion grek pranë kioskës. Një nga detyrat e tij është lufta kundër trafikantëve. "Pas mbylljes së itinerarit ballkanik pati një periudhë të vogël qetësie”, thotë oferi grek i policisë. Por kjo qe një kohë që u dha mundësi kontrabandistëve të përgatiteshin. "Javët e fundit janë shtuar arrestimet për shkak të trafikimit të njerëzve. Ka organizata aktive dhe njerëz që duan të kalojnë kufirin. Pra, është një çështje e ofertës dhe kërkesës”, thotë ai.

Nuk dihet sa vetë e kanë kaluar kufirin grek. Në një artikull të fundit të Wall Street Journals citohen oficerë të migracionit në Greqi që nuk e dinë vendndodhjen e 13.000 refugjatëve të regjistruar në vend. Kësaj i shtohen citimet për rreth 500 vetë në ditë që kalojnë ilegalisht kufirin. Por sipas ekspertëve këto shifra janë më shumë hamendësime.

Rrjete të fshehta

Sipas policisë kontrabandistët kërkojnë 800 deri në 1300 Euro për të kaluar një refugjat në kryeqytetin serb, Beograd. Edhe 1500 euro të tjera duhen për të vazhduar rrugën në Gjermani. Në shumicën e rasteve, paratë nuk jepen nga refugjatët, por nga familjet në vendet e origjinës. Çmime të tilla të lenë të kuptosh se jo vetëm kerkesa është e lartë, por edhe vështirësia për të kaluar kufirin. Kontrabandistët kanë përfituar nga mbyllja e kufijve. „Ata me siguri që kanë bërë festë", thotë një polic grek që nuk do të përmendet me emër.

Sipas policisë shumica e grupeve kontrabandiste janë organizata kriminale pa struktura të qarta. Mund të arrestosh persona të veçantë, por boshllëqet mbushen shpejt me kontrabandistë të rinj. "Ky fenomen nuk do të ndalë, për sa kohë që ka njerëz që duan të kalojnë kufirin, që largohen nga vendi për shkak të luftës apo urisë”, thotë një oficer policie.

Griechenland Flüchtlinge vor wärmendem Feuer im Flüchtlingscamp nahe Thessalonioki
Fotografi: picture alliance/ZUMAPRESS

Fortesa Europë?

Këtë e konfirmon edhe ekspertja për migracionin, Angeliki Dimitriadi Instituti i Athinës Elliamep. "Nuk mund të ngresh fortesën e Europës, brenda së cilës nuk hyn kush”, thotë ajo. E vetmja mënyrë për eliminimin e problemit të trafikimit është krijimi i rrugëve legale për të hyrë në Europë, thotë Dimitriadi. "Jo vetëm Parisi tregoi, se kontrabandistët kalojnë edhe kriminelët përtej kufijve.” Por nuk ka sinjale politike për legalizim të kalimit të kufirit në veriun grek. Kështu përplasja e policisë me kontrabandistët vazhdon si loja e maces me miun, në mes qëndrojnë refugjatët.