1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqi: Nata e gjatë e rebelëve

Jannis Papadimitriou23 Korrik 2015

Pas një debati maratonë parlamenti grek ka miratuar pjesën e dytë të paketës së reformave. Me këtë u hapet drita jeshile negociatave për paketën e tretë të shpëtimit prej 86 miliardë eurosh.

https://p.dw.com/p/1G3bg
Griechenland Parlamentsabstimmung Sparauflagen
Fotografi: Getty Images/AFP/L. Gouliamaki

Votimet parlamentare në mesnatë nuk habisin më askënd në Greqi, por kësaj radhe deputetët e ekzagjeruan: Vetëm të enjten (23.07) herët në orën katër e gjysmë përfundoi pas debatesh rezultati i votimit. 230 përfaqësues të popullit grek votuan pro paketës së reformave, 63 votuan kundër, 5 abstenuan. Aleksis Tsipras ka tani mazhorancën e duhur për kursin e reformave në parlament. Por me një ndryshim: kjo nuk është më mazhoranca e tij, pasi 36 deputetë të partisë qeverisëse, Syriza refuzuan të ndiqnin kursin e kreut të partisë. Vetëm me ndihmën e partive opozitare ai arriti mazhorancën.

Varoufakis ndjek kursin e qeverisë

Kjo situatë i ngjason asaj të para një jave në votimin e parë për paketën e kursimeve. 30 "dezertorë" pati Syriza. Ndërkohë funksionarë të Tsiprasit e kanë rritur presionin ndaj rebelëve brenda partisë, për të mbështetur më në fund kreun e partisë. Pavlos Tsimas thotë se presioni nuk ka sjellë shumë rezultat: "Në tërësi nuk kemi ndryshime shumë të mëdha krahasuar me javën e shkuar", thotë Tsimas për televizionin Skai.

Griechenland Parlamentsabstimmung Sparauflagen
Varoufakis ndjek kursin e TsiprasitFotografi: picture-alliance/AP Photo/T. Stavrakis

Vetëm ish-ministri i Financave Janis Varoufakis, që në votimin e kaluar rebeloi, rikthehet tek kursi i kryeministrit. "Fakti që Varoufakis voton me Po është habia më e madhe e kësaj nate, dhe fitorja më e madhe për Tsipras - për sa kohë Varoufakis mund të quhet fitore", shpjegon analisti grek.

Shpresa për marrëveshje të re ndihmash

Sipas të dhënave nga qeveria pas votimit fillojnë bisedimet me kreditorët për një paketë të re shpëtimi deri në 86 miliardë euro. Qëllimi është mbyllja e negociatave për këtë paketë deri më 20 gusht. Në këtë ditë duhet livruar edhe një pagesë prej 3,2 miliardë eurosh tek Banka Qendrore Europiane.

Griechenland Parlament Präsidentin
Kryetarja e parlamentit grek, Zoe KonstantopououFotografi: picture-alliance/dpa/Papakonstantinou/CITYPRESS24

Por drejtori i gazetës "Kathimerini" Aleksis Papachelas në një intervistë televizive thekson se sfida më e madhe qëndron ende përpara e "këtë ne nuk e kemi realizuar ende." Sipas tij përvoja tregon se në Greqi është shumë e vështirë të mbahet një plan kohor strikt. "Kam frikë se do të jemi keq me kohën dhe në mesin e gushtit do të kërkojmë rishtazi një financim tjetër të ndërmjetëm", thotë Papachelas.

Ndërkohë lufta brenda partiake tek Syriza duket se është shtyrë, por nuk është hequr si opcion. Tonet më të ashpra vijnë nga kryetarja e parlamentit, Zoe Konstantopolou, pjesë e krahut majtist brenda Syrizas. Në një fjalim patetik juristja bëri thirrje para votimit për refuzim të planeve të reformave dhe se kemi të bëjmë me një "presion të qartë", nga pala europiane sipas saj, ku injorohet sovraniteti dhe demokracia e parlamentarizmi grek.

Replika me opozitën

Replika të forta pati mes kryeministrit Aleksis Tsipras dhe kreut konservator të opozitës, Evangelos Meimarakis gjatë debatit parlamentar, Ndërkohë që shumë deputetë të majtë akuzuan partnerët e BE-së se kanë organizuar një puç kundër shtetit grek, dhe kryetarja e parlamentit madje i akuzoi kreditorët për "krime kundër njerëzimit", Meimarakis nga opozita i komentoi sulme të tilla me ironi të fortë. "Nga puçistët dhe kriminelët e Europës kemi marrë 7 miliardë euro të transferuara, me qëllim që ne të përmbushim detyrimet tona më urgjente", thirri ai duke iu drejtuar qeveritarëve.

Pas largimit të ish-kryeministrit Antonis Samaras, Meimarakais konsiderohet si zgjidhja e përkohshme e kreut të konservatorëve. E deri më tani shfaqjet e tij si politikan janë vlerësuar. Në një deklaratë të përbashkët 48 deputetë nga 76 deputetë të partisë konservatore i kanë kërkuar atij të vazhdojë tëadrejtojë partinë.