1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqi: Rritet numri i akteve të dhunës me motive raciste

Jannis Papadimitriou/Pandeli Pani26 Prill 2013

Sulme ndaj të huajve ka pasur edhe më parë, por kriza ekonomike në rritje e ka intensifikuan problemin vitet e fundit.

https://p.dw.com/p/18NPB
Fotografi: Reuters

"Vitet e fundit, edhe pse numri i akteve të dhunës me motive raciste nuk është rritur ndjeshëm, vërtet shqetësuese është intensiteti i tyre në rritje," paralajmëron Kostis Papaioanu, kryetar i Komisionit grek për të drejtat e njeriut. Ai shton se gjithnjë e më shpesh autorët e krimit përdorin armë dhe duan që qëllimisht t'u shkaktojnë viktimat plagosje serioze ose madje dhe vdekjen.

Komisioni është anëtar i rrjetit anti-racizist, grek i cili të mërkurën (24.4.) publikoi raportin vjetor. Ky përfshin 154 njoftime të dokumentuara për dhunën raciste në vitin 2012. Numri i vërtetë i incidenteve është ndoshta edhe shumë më i lartë, për shkak se rrjeti regjistron në statistikat e tij vetëm rastet e dhunës të denoncuara nga vetë viktimat. Dhuna drejtohet kryesisht kundër emigrantëve dhe të refugjatëve nga Pakistani, Afganistani dhe Iraku; por në mesin e viktimave, megjithatë ka edhe dy të qytetarë të BE-së, si dhe një shtetas grek.

"Racizëm strukturor"

Papaioanu shprehet për "racizëm" strukturor në vend. Kjo do të thotë se dhuna me motive racore reflektohet gjithnjë e më shumë dhe në strukturat shtetërore, beson historiani dhe gazetari. Policia dhe autoritetet gjyqësore shpesh tregohen të dobët dhe ndonjëherë edhe jo të gatshëm për t'i ndjekur penalisht autorët. Sulme ndaj të huajve ka pasur edhe më parë, por kriza ekonomike në rritje e ka intensifikuar problemin vitet e fundit, shpjegon 47-vjeçari.

Reza Golami, kryetar i Shoqatës "Afganët e bashkuar" në Athinë, ankohet për rritjen e sulmeve ksenofobe dhe gjithashtu faktin se ligji grek për aziln u ashpërsua ndjeshëm në vitin 2010. Ky ligj ua bën bashkatdhetarëve të tij tani thuajse të pamundur për të kërkuar ligjërisht azil në Greqi, thotë me keqardhje Golami, i cili jeton vetë si azilkërkues në Athinë. Shumë afganë të cilët vijnë rishtaz në vend flenë jashtë në qiell të hapur dhe si rezultat këta janë veçanërisht të ekspozuar ndaj sulmeve raciste.

Shifra të larta të errta

Syrien Flüchtlinge in Griechenland
Shumë refugjatë që vijnë rishtaz në Greqi flenë jashtë në qiell të hapurFotografi: DW/M. Olivesi

Organizatat e refugjatëve thonë se shumë incidente dhe akte të dhunës raciste nuk raportohen fare, as tek autoritetet kompetente as në spitalet publike. Arsyeja: shumica dërrmuese e viktimave jetojnë në Greqi pa dokumenta dhe në rast se njoftojnë në polici ata mund t'i ekstradojnë nga Greqia.

Aktivistët e të drejtave të njeriut bëjnë thirrje për leje qëndrimi për viktimat e dhunës raciste dhe kritikojnë praktikën aktuale të policisë që nga perspektiva e tyre i trajton viktimat si dhunues.

Naim Elghandour, kryetar i "Shoqatës Muslimane të Greqisë," shkon dhe më tej në kritikën e saj ndaj autoriteteve: incidentet raciste në shumë raste praktikisht mbulohen beson 44-vjeçari nga Egjipti, që ka marrë nënshtetësinë greke dhe sjell edhe disa shembuj për keqtrajtimin e emigratëve egjiptianë në Pire dhe mosdënimin e keqbërësve.