1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

100511 EU Griechenland Schulden

11 Maj 2011

Kush e mban fajin për uljen e re të besueshmërisë për kredimarrje të Greqisë? Ata që u takuan të premten në një takim sekret në Luxemburg? Apo mediet, të cilat shpërndanë fjalë për një dalje të Greqisë nga Eurozona?

https://p.dw.com/p/11DHc
Greqia - problem i eurozonës
Greqia - problem i eurozonësFotografi: dapd

Shumica e kryetarëve të fraksioneve në Parlamentin Evropian e kritikojnë mungesën e transparencës dhe përbërjen e takimit të premten (06.05.) në Luxemburg. Atje, përfaqësuesit kryesorë dhe ministrat e financave të shteteve të mëdha të Euros, si Gjermania dhe Franca folën për gjendjen në Greqi.

Për Martin Schulz-in, kryetarin e fraksionit socialist është e qartë: "Këto takime paniku me siguri që nuk janë kontribut për stabilizimin e euros."

Lypës në Athinë
Lypës në AthinëFotografi: picture alliance / dpa

Në to ai sheh një shprehje mosbesimi ndaj qeverisë së Jorgo Papandreut, i cili përpiqet me një politikë të rreptë kursimi që ta vërë gjendjen nën kontroll: "Qeverisë greke i duhet dhënë njëherë shansi që të tregojë se punon me sukses- në vend që të takohesh në mënyrë komentuese, vlerësuese, paravajtëse. Kjo nuk është masë që forcon besimin. Kjo destabilizon saktësisht ato qeveri, të cilat duhen mbështetur."

Shefi i liberalëve Guy Verhofsstadt kritikon që të pranishëm qenë vetëm pak ministra financash. Si të tjerët, edhe ai sheh këtu një rinacionalizim të politikës evropiane. Në vend të takimeve sekrete, nevojiten vendime për Greqinë, për shembull kushte më të favorshme. "Është e qartë, që nëse Greqia dhe Irlanda vazhdojnë rrugën e tyre të reformave, ne mund t'i ndihmojmë vetëm duke ulur normën e interesit, të cilën ata duhet ta paguajnë për paketat e tyre të ndihmës."

Guy Verhofstadt, Herman Van Rompuy dhe Jozef Daul
Guy Verhofstadt, Herman Van Rompuy dhe Jozef DaulFotografi: picture-alliance/dpa

Verhofsstadt shprehet veç kësaj për afate më të gjata të kthimit të parave.

Daniel Cohn-Bendit, bashkëkryetari i Të Gjelbërve përdor fjalë më dramatike: "Problemi i Greqisë është se është një shtet i dështuar. Në Greqi, qytetarët nuk kanë më besim te shteti. Prandaj askush - as të pasurit, as të varfrit, as shtresa e mesme- nuk dëshiron të paguajë taksa. Pavarësisht faktit se në radhë të parë duhet të krijohet besimi në Greqi, së dyti duhet të ristrukturohen borxhet."

Një ristrukturim i borxheve, rast në të cilin kreditorët do të hiqnin dorë nga një pjesë e kërkesave të tyre, për shumicën e përfaqësuesve të BE mbetet një hap të cilit i druhen,ndaj duan ta shmangin. Edhe anëtarë të takimit të së premtes (06.05.) e patën përjashtuar një ristrukturim të borxhit.

Jozef Daul, kryetari i partisë konservatore evropiane, ishte ai që e kritikoi më pak formën e takimit të fshehtë. "Greqia ka nevojë për më shumë solidaritet dhe Evropa ESHTE solidaritet. Dhe sërish vlen: na duhet ME SHUME Evropë, në politikën financiare dhe sociale nevojitet më shumë harmonizim në zonën e euros. Kjo është e gjitha."

Autor: Christoph Hasselbach/Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama