1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqia lufton fluksin e refugjatëve

10 Gusht 2011

Greqia përdor masa më të ashpra për t'i prerë rrugën fluksit të refugjatëve: Përgjatë kufirit me Turqinë do të ndërtohet një transhe...

https://p.dw.com/p/12Dj9
Kamp refugjatësh të rajonit Evros, afër kufirit me Turqinë
Kamp refugjatësh të rajonit Evros, afër kufirit me TurqinëFotografi: Picture-Alliance/dpa

Në fshehtësi të madhe qindra ushtarë punojnë për hapjen e një transheje 30 metra të gjerë dhe shtatë metra të thellë në kufirin greko-turk, njoftonte gazeta e Athinës, "To Vima". Sipas të dhënave të gazetës, që nuk do të përgënjështroheshin, ushtarët grekë kanë investuar tashmë 150.000 orë punë në këtë projekt dhe kanë vendosur një segment ndarës gati 15 kilometra të gjatë në kryeqytetin e provincës Orestiada. Tani do të vazhdoj gërmimi në zonën kufitare Ardanion.

Emigracioni i paligjshëm, problem europian

Gazetari dhe publicisti i njohur Giorgos Malouchos ka hulumtuar fillimisht për këtë ngjarje dhe pastaj e ka ofruar për botim. Sipas mendimit të tij, nga ky lloj projektndërtimi do të përfitojë jo vetëm Greqia, përkundrazi e gjithë Europa. Rritja e emigracionit ilegal është një problem i përbashkët europian dhe kjo transhe e re do të mbajë larg trafikantët, deklaron Malouchos.

Megjithatë, ai shërben kryesisht për qëllime mbrojtëse ushtarake. Kjo ka të bëjë edhe me atë që Greqia verilindore të jetë në gjendje të mbrohet në mënyrë efektive. Nga ana tjetër e kufirit ushtarët turq vitin e kaluar kishin tërhequr devizione me tanke që janë të specializuara për kalimin e lumenjve, mendon Malouchos.

Refugjatë në Greqi
Refugjatë në GreqiFotografi: dpa

Shumë mendojnë: Thirrje për vetëizolim

Tek grekët kjo të zgjon kujtimet e operacionit të madh të "MOMA"-s legjendare në periudhën e pasluftës: Kjo do të ishte fleksibël për njësitë ushtarake, që të udhëhequr nga inxhinierët ushtarakë, atëherë u ngarkuan për ndërtimin e rrugëve dhe të aeroportit. Ata kanë ndërtuar me cilësi të lartë, furnizonin me përpikmëri dhe kanë punuar po ashtu pa korrupsion- dhe kjo tingëllon tani gati nostaligjike në Greqinë e sotme moderne.

Jo vetëm për këtë arsye shumë grekë u entuziazmuan për këtë transhe të mbrojtjes. Vazhdimisht do dëgjohej me zë të lartë në këtë kohë krize si thirrje për vetëizollim.

Transheja për këtë qëllim me sa duket nuk është e mjaftueshme derisa do të ndërtohet edhe një gardh i gjatë 10,5 kilometra përgjatë "pjesës më të dobët" të lumit kufitar Evros, i cili sot kontrollohet vështirë. Deri më 20 gusht organizata për të drejtat e njeriut do të duhet të "konsultohet" për këtë e pastaj do të ndërtohet, bëri të ditur qeveria greke.

Ndërtimi i transhesë, shkel të drejtën për azil

Refugjatë duke protestuar në Athinë
Refugjatë duke protestuar në AthinëFotografi: picture alliance / dpa

Avokatja dhe aktivistja për të drejtat e njeriut Elektra Koutra foli për një politikë vetëizolimi jonjerëzor, e cila nuk ka absolutisht asnjë kuptim. Një gardh në një kontinent gjithsesi nuk është pengesë efektive. Imigrantët më pas do të përdorin kufijtë detarë dhe trafikantët vetëm do të rrisn çmimet e tyre. Përveç kësaj, ndërtimi i një gardhi kufitar ose i një transheje shkel të drejtën ndërkombëtare, sepse nga kjo pengohet e drejta e njerëzve për azil dhe e drejta e mbrojtjes ndërkombëtare për refugjatët, thotë avokatja e re.

Shpenzimet e ndërtimit për gardhin kufitar do të vlerësohen të paktën në pesë milionë euro dhe do të financohet me ndihmat nga paratë e Bashkimit Europian. Sipas medieve greke, paratë janë parashikuar nga fondi për politikën e sigurisë dhe atë të jashtme të BE-së. Elektra Koutra e konsideron hipokrizi faktin që megjithse Brukseli shpreh rezerva kundër gardhit kufitar greko-turk, ajo përsëri financon ndërtimin e tij.

Mister fakti i ndërtimit të shtesës së gardhit kufitar

. Më shumë se 90 për qind e imigrantëve ilegalë në BE do të kalojnë përmes Greqisë, vendi është i tronditur dhe pothuajse i lënë vetëm. Në vend që të ndihmojnë, shumë europianë preferojnë më mirë të bëjnë kritika edhe pse ata do të ishin të gatshëm që të merrnin përsipër një pjesë të shpenzimeve për një gardh kufitar. E gjitha do të interpetohej që Greqia po kthehet në një bastion kundër emigracionit të paligjshëm, sqaron më tej avokatja nga Athina.

Ndoshta BE nuk duhet fare të paguajë, mendon Girogos Malouchos. Sipas mendimit të tij, një transhe mbrojtëse e gjatë 120 kilometra ofron gjithsesi mbrojtje të mjaftueshme kundër emigracionit të paligjshëm. Në pyetjen: Përse qeveria greke insiston megjithatë në ndërtimin e një pjesë shtesë të gardhit kufitar? Kjo mbetet një mister për gazetarin e Athinës, i cili mund të përgjigjet vetëm me ironi.

"Që po ndërtohet një gardh kufitar shumë i shtrenjtë, kjo do të ishte krejt normale për ç'mendurinë greke" mendon ai.

Autor: Jannis Papadimitriou/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Bahri Cani