1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greva e makinistëve lejohet edhe për trenat e mallrave dhe transportin e distancave të gjata

3 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C0ba

Në konfliktin për tarifën e pagave me shoqërinë e hekurudhave "Deutsche Bahn" sindikata e makinistëve në Gjermani ka arritur një fitore në gjykatën e punës në Kemnitc. Sindikata lejohet të bëjë grevë edhe në transportin e mallrave dhe distancave të gjata vendosën gjykatësit në Kemnitc. Ata anulluan kështu një ndalim përkatës të një instance më të ulët. Deri të dielën sindikata e makinistëve do të heqë dorë nga greva. Kryetari i sindikatës Manfred Shell i ka bërë thirrje shoqërisë së hekurudhave të paraqesë një ofertë me tarifë specifike për pagat e makinistëve. Një gjë e tillë është refuzuar nga shoqëria e hekurudhave.