1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Grupet radikale të tifozëve dhe revolucioni në Egjipt

Olivia Fritz / Esat Ahmeti6 Dhjetor 2012

Tifozët egjiptianë të futbollit kanë qenë të përfshirë në organizimin e revolucionit kundër sistemit Mubarak. Për grupet radikale të tifozëve revolucioni në Egjipt nuk ka përfunduar ende.

https://p.dw.com/p/16wgn
Egyptian security forces stand guard as members of Ultras wave a white flag with a picture of a killed Al-Ahly soccer team fan with Arabic writing that reads, "Martyr Abd Al Rahman Fathi. The day I leave the martyrs right I will be dead for sure," during the trial of defendants charged with the Port Said stadium killings of 75 soccer fans, outside a courtroom in Cairo, Egypt, Tuesday, April 17, 2012. Fans charged in connection to Egypt's deadliest ever soccer riot protested their innocence in the first session of their trial Tuesday, turning their anger on the police who are widely believed to have collaborated in the killing of 75 members of a rival club. (Foto:Khalil Hamra/AP/dapd)
Fotografi: AP

"Një fjalë e gabuar dhe të fusnin direkt brenda. Njerëzit kishin frikë të flisnin për politikë apo të shprehnin kritikë për Hosni Mubarakun. Ata ishin shumë të kujdesshëm dhe të frikësuar", tregon Amin Saleh. Ai është rritur në Egjipt dhe pastaj ka ardhur në Gjermani. Studenti 28 vjeçar ka marrë tani nënshtetësinë gjermane, por mban ende kontakte të ngushta me familjen dhe miqtë e tij në Afrikë.

Futbolli është pothuajse si një fe në Egjipt, thotë ai. Njeriu ose është mysliman apo i krishterë, ose është për ekipin Al-Ahly ose jo. Al-Ahly është një institucion në Egjipt, konfirmon edhe Jan Busse. Politologu që punon për organizatën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut Amnesty International është edhe ekspert për futbollin në Egjipt. Historikisht Al-Ahly është një simbol i popullit egjiptian dhe pikërisht kështu unë e kuptoj atë: "Ai ishte klubi i parë që është themeluar ekskluzivisht nga dhe për egjiptianët dhe për këtë arsye ishte në të vërtetë një simbol kombëtar kundër sundimit kolonial britanik dhe pastaj kundër monarkisë egjiptiane. "Çështja nëse dikush është tifoz i Al-Ahlys apo i ndonjë klubi tjetër në një farë mënyre ka domethënie fetare apo politike."

Politikë: vetëm në xhami apo stadium

Futbolli dhe politika në Egjipt janë të lidhura fort me njëra-tjetrën. Kjo për faktin se viteve të fundit askush nuk fliste hapur në rrugë për politikë. Vendi për të folur për politikë ishte në xhami. Apo në stadium. "Nëse një shoqëri karakterizohet nga varfëria, apo si në kohën e Mubarakut edhe nga shtypja, atëherë futbolli është gjithmonë një strehë për t'i shprehur hapur emocionet. Po ashtu ai shërben edhe si një valvulë për të shfrehur zhgënjimin", thotë Busse. "Unë mendoj se kjo është e mundur në këtë formë më së miri vetëm në futboll."

Se çfarë roli të rëndësishëm ka luajtur lëvizja e tifozëve radikalë në revolucionin egjiptian, e shpjegon Busse në leksionet e tij në projektet e shumta me tifozët në Gjermani. Këto grupe sipas mendimit të tij kanë luajtur një rol më të madh në revolucion se çdo grup tjetër politik. Ata tashmë kishin përvojë me policinë dhe përleshjet në rrugë. Ata organizuan barrikada, u përkujdesën për të plagosurit dhe kishin një rol udhëheqës në demonstratat e zhvilluara në sheshin Tahrir në Kajro. "Për dallim nga grupet e tjera në Egjipt, grupet e tifozëve ishin nga grupet e pakta që ishin të organizuar. Në këtë masë e organizuar ka qenë vetëm Vllazëria Myslimane."

Liga egjiptiane e futbollit në pushim

Protesters chant slogans outside the U.S. embassy in Cairo, Egypt, Tuesday, Sept. 11, 2012. Egyptian protesters, largely ultra conservative Islamists, have climbed the walls of the U.S. embassy in Cairo, went into the courtyard and brought down the flag, replacing it with a black flag with Islamic inscription, in protest of a film deemed offensive of Islam. (Foto:Mohammed Abu Zaid/AP/dapd)
Fotografi: dapd

Edhe grupet konkuruese të tifozëve radikalë madje edhe armiqësore u bashkuan dhe i bën thirrje popullit që të dalin së bashku në rrugë kundër regjimit. Nëse është e vërtetë ajo që e thonë shumë vëzhgues dhe vet grupet e tifozëve radikalë, ata kanë paguar një çmim të lartë për këtë: në kuadër të ndeshjes së futbollit mes ekipeve Al-Ahly dhe Al-Masri ndodhi një katastrofë, disa e quajnë atë edhe "Masakra e Port Said-it": Të dyshuar si ithtarë të Al-Masri-s u futën në fushën e lojës dhe sulmuan edhe lojtarët. Dëshimtarët okularë dëshmojnë se ata kanë qëlluar brutalisht me shkopinj, shishe, thika madje edhe me armë zjarri. Policia nuk ndërhyri dhe si pasojë humbën jetën 74 vetë, 1000 të tjerë u plagosën. Tragjedia pati pasojat e saj: Sezoni futbollistik është pezulluar që nga shkurti, ekipit Al-Masri i është ndaluar pjesëmarrja për dy vjet, për këtë është hapur një proces gjyqësor. Por ai është shtyrë disa herë. "Grupet e tifozëve radikalë duan drejtësi për 74 të vdekurit. Dhe për aq kohë sa drejtësia nuk do të vihet në vend grupet e tifozëve radikalë do të vazhdojnë të bojkotojnë ndeshjet e Ligës egjiptiane", thotë Busse.

Grupet e tifozëve radikalë kanë shumë pushtet në Egjipt. Ata kanë kërcënuar se do të sulmojnë stadiumet dhe nuk do të hezitojnë të sulmojnë përsëri selinë qendrore të Lidhjes së Futbollit Egjiptian. Edhe në protestat aktuale kundër kryeministrit Mursi janë bashkauar tifozë të grupeve të ndryshme - përfshirë këtu edhe protestat në sheshin Tahrir në Kajro, ku ndodhin konfrontime të hapura me policinë dhe mbështetësit e presidentit Mursi. Revolucioni në Egjipt nuk ka përfunduar ende.