1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hakerët sulmojnë faqen e New York Times

se/sti (dpa, afp, NYT) / Esat Ahmeti28 Gusht 2013

Faqja e internetit e gazetës kryesore amerikane nuk ka funksionuar për herë të dytë brenda këtij muaji. Mbështetësit e pushtetmbajtësit sirian Assad pranuan në Twitter se qëndrojnë pas sulmit kibernetik.

https://p.dw.com/p/19XlK
Fotografi: picture-alliance/dpa

Dy javë pas problemeve të paraqitura në serverët e New York Times një sulm i hakerëve e ka nxjerrë kësaj radhe tërösisht jashtë funksionimit faqen e internetit të gazetës. Një "sulm dashakeq nga jashtë" ka qenö arsyeja e mosfunksionimit, njoftoi gazeta stafin e saj dhe e këshilloi atë që jetë i kujdesshöm nö dërgimin e emaileve të rëndësishëm. Faqja e internetit, e cila është një nga faqet e lajmeve më të njohura amerikane, të martën nuk ka funksionuar për disa orë. New York Times ka botuar artikujt e saj përkohësisht vetëm në Twitter dhe Facebook.

SEA pranon përgjegjësinë e sulmit

"Ushtria elektronike siriane" (SEA), një grup hakerësh, i cili sipas të dhënave të tij mbështet regjimin e diktatorit sirian Bashar al-Asad, e pranoi në rrjetin Twitter përgjegjësinë për sulmin. Gjatë muajve të kaluar ky grup ka sulmuar faqet e internetit dhe llogaritë në Twitter të disa gazetave të mëdha, si Washington Post e Financial Times, si dhe agjencive të lajmeve AFP dhe AP.

Pamje simbolike
Pamje simbolikeFotografi: picture-alliance/dpa

Pasoja të rënda pati sulmi ndaj agjencisë AP në fund të prillit. Hakerat sirianë përhapën lajmin e rrejshëm për dy shpërthime në Shtëpinë e Bardhë dhe plagosjen e presidentit Obama. Pak çaste më vonë për një kohë të shkurtër u çrregullua bursa amerikane.

Grupi akuzon mediat perëndimore për informim jo të drejtë pör luftën civile në Siri. Shpesh hakerat përdorin kontrollin afatshkurtër, për të përhapur mesazhe propagandistike dhe për të bërë thirrje për mbështetje të regjimit të Assadit.