1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hapet fshati Olimpik: Dy javë para fillimit të lojrave

Astrid Frajajsen28 Korrik 2008

Më pak se dy javë kanë mbetur deri në Lojërat Olimpike. Përgatitjet e fundit ecin me ritme të shpejta. Në Pekin dhe në Hongkong, ku do të mbahen garat e hipizmit.

https://p.dw.com/p/ElCZ
Flamuri kinez ngrihet wird në hapjen festive të fshatit turistik
Flamuri kinez ngrihet wird në hapjen festive të fshatit turistikFotografi: picture-alliance/ dpa

Dje (27.07) u hap si të thuash zemra e Lojërave Olimpike: fshati olimpik në Pekin. Dhe sportistët e parë gjermanë tashmë kanë mbërritur.

Pesë sportistë kanotazhi dhe ish-kampioni i botës në kanotazh, Marsel Haker janë të parët nga 440 olimpiadistët, që janë strehuar në fshat. Federata gjermane e Lojërave Olimpike, rreth Jerg Ciglerit dhe Bernhard Shvankut i ka përgatitur sportistët: "Ka dy lloje apartamentesh: për 6 persona, në tri dhoma dyshe atje banojnë nga dy atletë dhe pastaj ka apartamente për 3 persona, ka madje edhe dhoma të veçanta për ata që kanë probleme me gjumin. Apartamentet janë shumë të bollshëm, janë organizuar shumë mirë," thotë Bernhard Shvanku dhe shton:

"Ky është vërtet një nga fshatrat më të bukur që kam parë deri tani. Kudo sheh liqene të vegjël, pemë, shumë gjelbërim, është me të vërtetë shumë, shumë bukur."

Lojrat Olimpike - Pekin - Hapja ceremoniale e fshatit turistik
Lojrat Olimpike - Pekin - Hapja ceremoniale e fshatit turistikFotografi: picture-alliance/ dpa

Në territorin prej 66 hektarësh të fshatit olimpik atletëve u ofrohet komfort jo vetëm në 42 shtëpi banimi. Banesat e pajisura në pjesën më të madhe në stil perëndimor kanë një madhësi prej 170 metrash katrorë. Ato u ofrojnë vend gjashtë banuesve, që ndajnë dy banja. Përballë temperaturave prej mbi 30 gradë Celsius, lagështirës së madhe të ajrit dhe ndotjes së tij, pajisjet e ajrit kondicionuar të instaluara në secilën nga dhomat janë veçanërisht të nevojshme për t'u ndierë mirë.

Por për një veçanti të Pekinit, trajneri federal i kanutazhit në slalom, Jyrgen Këler ka rënë në mendime:

"Varet sa të izoluara nga zhurmat do të jenë. Atletët përgatiten dikur për garat, dhe në raste të tilla do të kesh qetësi. Nëse kjo do të jetë e mundur në një bllok kaq të madh banimi, kur të tjerët festojnë fitoret e tyre, kjo mbetet të shihet."

Megjithatë, thuajse i gjithë ekipi olimpik gjerman do të banojë në fshatin olimpik. Për fare të gjatët, sic është ylli prej 2 metra e 13 i basketbollit, Dirk Novicki, komiteti kinez i olimpikut ka kërkuar krevate ekstra të gjatë.

Përsa i përket ushqimit në fshatin olimpik, ai kontrollohet me rreptësinë më të madhe për sigurinë, theksonë mikpritësit. Por, megjithë premtimet e kundërta, kontrollohet edhe interneti. Si në qendrën mediale, ashtu edhe në internet-kafe, shumë faqe janë të bllokuara