1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hapi i Rusisë në qendër të komenteve gjermane

27 Gusht 2008

Kremlini ka vepruar me plan

https://p.dw.com/p/F5PP
Përpjekjet për shkëputje të çeçenëve Moska i shtypi me dhunë brutale.Fotografi: Musa Sadulajew

Në lidhje me njohjen e Osetisë Jugore dhe të Abkazisë nga Rusia "Kölner Stadt-Anzeiger" vëren:


"Ndërkohë është e qartë që Kremlini ka përgatitur prej muajsh një luftë të vogël, të sukseshme dhe e ka ndjellë presidentin gjaknxehtë gjeorgjian Mihail Sakashvili në një kurth të maskuar mirë. Synimi epror i kësaj lufte gushti është kthimi i Rusisë jo vetëm në Kaukaz, por në tribunën politike botërore; dhe nga këndvështrimi i Kremlinit këtu bën pjesë edhe fuqia ushtarake. Ta përdorësh atë dhe të ndalosh në gjysmë të rrugës, i bie ndesh traditës ruse. Që Kremlini i përkeqëson dukshëm marrëdhëniet me Perëndimin, kjo është marrë parasysh."


Të njëjtën temë trajton edhe "Berliner Zeitung":


"Të drejtës së popujve për vetëvendosje i referohet tani edhe udhëheqja shtetërore ruse. Asaj i duhet kujtuar, që në numërimin e fundit të popullsisë në vitin 1989 në Abkazi jetonin 48 për qind gjeorgjianë dhe vetëm 17 për qind abkazë, përkrah armenëve dhe rusëve. Në vitin 2005 ishin 45 për qind abkazë dhe vetëm 6,5 për qind gjeorgjianë. Arsyeja: 200.000 nga 250.000 gjeorgjianët kishin marrë arratinë ose ishin dëbuar gjatë konflikteve të viteve nëntëdhjetë. Në Osetinë Jugore në vitin 1991 jetonin ende 29 për qind gjeorgjianë. Pas sulmit ushtarak rus ndaj Gjeorgjisë ata janë larguar të gjithë. Pra, kur tani abkazët dhe osetianojugorët deklarojnë pavarësinë në shfrytëzim të rremë të së drejtës ndërkombëtare dhe ajo njihet nga Rusia, kjo barazohet me sanksionimin e dëbimeve në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare."