1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Harc: Ura më e madhe në botë për këmbësorë

12 Maj 2017

Vizitorët e maleve në zonën e Harcit tani mund të kalojnë mbi urën më të madhe në botë, që shtrihet mbi luginën e Rappbode-s. Ura ka një gjatësi mbi 450 metra.

https://p.dw.com/p/2cn7V
Deutschland Seilhängebrücke an der Rappbode-Talsperre eröffnet
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Bein

Ura me emrin "Titan-RT" me një gjatësi prej 458 metrash, ia kaloi urës SkyPark, që gjendet në Soçi të Rusisë, që është 439 metra e gjatë.

Struktura e kësaj ure të varur gjendet 100 metra mbi luginën e Rappbode-s dhe mund të përballojë si pesha deri në 947 tonë edhe lëkundjet nga erërat.

Rappbode-Talsperre
Fotografi: picture-alliance/ZB

Për ndërtimin e urës u nevojitën pesë vjet përgatitje dhe punë.

Deutschland Seilhängebrücke an der Rappbode-Talsperre eröffnet
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Bein

Shoqata "Harzdrenalin" e cila merret me manaxhimin e urës, tha se atyre që nuk u mjafton adrenalina që shkakton kalimi i urës, mund edhe të hidhen prej saj, pra të bëjnë bungee jumping.