1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hekurudhat gjermane të paralizuara për shkak të grevës së makinistëve

15 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CE0q

Sindikata e makinistëve gjermanë GDL e ka zgjeruar grevën e saj e cila nga sot në mëngjes ka përfshirë edhe transportin e personave të shoqërisë së hekurudhave Deutsche Bahn. Qindra mijëra udhëtarë u detyruan të përdorin mjete të tjera transporti për të shkuar në punë E prekur është veçanërisht lindja e Gjermanisë ku shumë makinistë janë të organizuar në sindikatë. Shoqëria Deutsche Bahn ka vënë në dispozicion plane transporti rezervë dhe autobuzë shtesë. Greva nisi dje kur makinistët në transportin e mallrave lanë punën. Punëdhënësit dhe sindikata vazhdojnë të kenë pozicione të papajtueshme. Me anë të saj sindikata kërkon të sigurojë një kontratë kolektive. Deutsche Bahn i ka refuzuar këto kërkesa duke argumentuar se dëmi makroekonomik do të ishte shumë i madh.