1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hendboll: Gjermania arrin raundin kryesor

22 Janar 2009

Gjermania kualifikohet për raundin kryesor. Sot, të enjten Gjermania do të luajë me ekipin e Polonisë.

https://p.dw.com/p/GeJN
Logo e Kampionatit Botëror të hendbollit 2009
Logo e Kampionatit Botëror të hendbollit 2009Fotografi: picture-alliance/ dpa

Në kuadër të ndeshjeve për kampionatin botëror të hendbollit që po zhvillohet në Kroaci, Gjermania është kualifikuar parakohe për raundin kryesor. Ekipi i djemve me trajner Heiner Brand, arriti të fitojë mbrëmë ndaj ekipit të Maqedonisë me rezultatin 33:23 dhe me këtë ka festuar fitoren e tretë në lojërat e Gupit C. Ditën e enjte Gjermania do të luajë me ekipin e Polonisë.

(MM/ACA)