1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hetimet online - Gjykata Kushtetuese i kufizon

Esat Ahmeti 27 Shkurt 2008

Hetimi online i kompjuterave në Gjermani tash e tutje mund të bëhet vetëm nën kushte të rrepta dhe për të nevojitet leja e një gjykatësi. Ky është vendimi i sotëm i gjykatës kushtetuese gjermane në Karlsruhe.

https://p.dw.com/p/DEPg
Gjykata Kushtetuese gjermane kufizon hetimet online
Gjykata Kushtetuese gjermane kufizon hetimet onlineFotografi: AP

Sipas vendimit përkatës të kësaj gjykate kompjuterat e të dyshuarve mund të kontrollohen vetëm atëherë kur rrezikohen interesat e rëndësisë së veçantë.

Gjykata e shpalli të pavlefshëm për shkak të shumë gabimeve ligjin e landit të Rinit Verior dhe Vestfalisë, mbi të cilin mbështetet procedura e hetimit online. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Hans-Jürgen Papier tha: 'Në emër të popullit... Vendimi i sotëm ka të bëjë kryesisht me rregullat e landit të Rinit verior dhe Vestfalisë, i cili i mundëson autoriteteve për mbrojtjen kushtetuese futjen e fshehtë në sistemet tekniko-informative, që quhen ndryshe si hetime online. Këto rregulla nuk janë në përputhje me kushtetutën dhe si të tilla janë të pavlefshme'.

Verfassungsgericht entscheidet über Online-Durchsuchung
Mainboard i një kompjuteriFotografi: AP

Kryetari i grupimit parlamentar të socialdemokratëve në Bundestagun gjerman, Peter Struck shpreson që parlamenti të miratojë shumë shpejt ligjin përkatës: 'Bëmë mirë që pritëm vendimin e Karlsruhes... Unë pres tani që zoti Shojble dhe zonja Zipries të bien në ujdi për një projektligj të përbashkët të cilin do ta konsultojmë pastaj në Bundestag. Besoj se është në interes të luftës kundër terrozimit që një ligj i tillë ta miratohet sa më shpejt nga parlamenti'.

Ministri i brendshëm gjerman, Wolfgang Schaeuble
Ministri i brendshëm gjerman, Volfgang ShojbleFotografi: AP

Nga ana tjetër ministri i brendshëm gjerman Volfgang Shojble, është kapur pas planeve të tij për kërkimet e fshehta në sistemet kompjuterike. Gjykata e ka njohur të drejtën themelore kushtetuese për hetimet online si masë në procedurën e hetimeve, sqaroi politikani kristdemokrat sot në Berlin.

Arsyetimet e cekura në vendimin e senatit të Karlsruhes po analizohen me kujdes dhe ato do të mirren në konsideratë në amandemantet e planifikuara për ligjin e Entit Federal për Kriminalistikë. 'Pres që rregullat që synojmë dhe para së gjithash ato që shihen si të nevojshme nga ekspertët e policisë, të përfshihen sa më parë në ligjin e Entit Federal për Kriminalistikë, në mënyrë që ai të ketë kompetencat për mbrojtje nga rreziqet e terrorizmit ndërkombëtar' sqaroi ministri Shojble.

Ai theksoi se hetimet online do të aplikohen në pak raste por ato do të jenë me shumë peshë. Sulmet e dështuara në Gjermani dëshmojnë për kërcënimin permanent nga terrorizmi islamik. 'Për të mbrojtur me sukses qytetarët autoritetet e sigurisë duhet të mbajnë hapin me zhvillimin teknik. Për këtë ata duhet të pajisen me të drejtën e hetimeve online', nënvizoi Shojble.

Imazh simbolik i kontrollit online
Imazh simbolik i kontrollit onlineFotografi: picture-alliance / dpa

Gjykata Kushtetuese gjermane ka kufizuar përmes një vendimi parimor hetimet e fshehta online. Sipas vendimit futja dhe hetimi i të dhënave në një sistem komjuterik mund të lejohet vetëm në rastet e rrezikshme dhe vendimi apo leja për marrjen e këtyre masave duhet të mirret nga një gjykatës.