1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hellmut Hoffmann- Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë

Arben Muka13 Gusht 2013

Selia diplomatike e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë do të drejtohet nga Ambasadori Hellmut Hoffmann.

https://p.dw.com/p/19OOF
Ambasada gjermane në TranëFotografi: DW

Diplomati 62 vjecar ka paraqitur në fillim të javës letrat kredenciale tek Presidenti i Republikës Bujar Nishan. Duke shfrytëzuar këtë procedurë të parë zyrtare dhe publike në postin e Ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri ai është shprehur gjatë takimit se „marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera“. Sipas burimeve nga Ambasada Gjermane në Tiranë, gjatë bisedës Hoffmann – Nishani është theksuar fakti se “të dyja palët angazhohen për një bashkëpunim në partneritet të ngushtë në funksion të thellimit të marrëdhënieve në të gjitha fushat”.

Ambasadori Hellmut Hoffmann ka zëvendësuar në këtë post zonjën Carola Müller-Holtkemper, që e ka drejtuar Ambasadën e Republikës Federale të Gjermansië në tre vitet e fundit. I diplomuar për shkenca politike, histori dhe gjuhë e letërsi angleze në Universitetin e Heidelbergut, Hoffmann, ka pasur funksione të ndryshme në Ministrinë e Jashtme prej vitit 1982. Në më shumë se tre dekada ai ka shërbyer dhe në misione jashtë Gjermanisë, si në Austri, Namibi, Kroaci, Britaninë e Madhe dhe përpara se të emërohej Ambasador në Shqipëri, ka qenë në katër vitet e fundit si drejtues i Përfaqësisë së Përhershme të Republikës Federale të Gjermanisë pranë Konferencës së Gjenevës për Çarmatimin.