1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Holandë: Partitë centriste fituese

13 Shtator 2012

Rezultati i zgjedhjeve në Holandë ishte i lëkundur të mërkurën (12.09.) në mbrëmje, pasi Liberalët morën një mandat më shumë në zgjedhje se sa rivalët Laburistë. Partitë kundër BE pësuan disfatë të rëndë.

https://p.dw.com/p/167dg
Zgjedhjet në Hollandë - kundër ekstremistëve
Zgjedhjet në Hollandë - kundër ekstremistëveFotografi: Reuters

Nëse konfirmohet, rezultati do të thotë se kryeministri aktual Mark Rutte do të ketë mundësinë të formojë një qeveri të re koalicioni. Një qeveri e tillë do ta mbante ekonominë e pestë për nga madhësia të eurozonës në aleancë me masat e rrepta të kursimit të Gjermanisë.

Rezultatet paraprake pas mbylljes së kutive të votimit thonë se Liberalët e VVD kanë marrë 41 vende në Parlamentin e ri, partia laburiste PvdA e Diederik Samsonit mori 40 vende dhe Partia e socialistëe radikalë të majtë mori 15 vende.

Kjo do të thotë, se nëse VDD dhe Laburistët arrijnë 81 mandate, një shumë e mjaftueshme për formimin e qeverisë.

Mark Rutte, kryeministri aktual kryeson në rezultate
Mark Rutte, kryeministri aktual kryeson në rezultateFotografi: AFP/Getty Images

"Duket se do të kemi një rezultat madhështor", tha kryetari i partisë laburiste Hans Spekman ithtarëve të entuziazmuar në Teatrin Paradiso në qendër të Amsterdamit.

Humbësi i sigurtë është populisti Wilders

Në një kohë kur fituesi përfundimtar i zgjedhjeve ende nuk dihet me siguri, humbësi më i madh i tyre me siguri është Gert Wilders, kryetari i partisë antievropiane dhe kundër emigrantëve, Partia e Lirisë.

Wildersi, i njohur më mirë për retorikën e tij të ashpër antiislamike spekulloi se pakënaqësia e publikut për euron në Hollandë ishte e mjaftueshme, sa ai bazoi në të fushatën e tij elektorale kundër BE. Në bazë të rezultateve paraprake, partia e tij humbi 11 vende në parlament, duke rënë nga 24 në 13 vende.

Sondazhet para zgjedhjeve parashikonin që si Liberalët, ashtu edhe Laburistët do të fitonin secila 35 mandate në Dhomën e ulët të parlamentit me 150 vende.

Fitoret e të dyja partive janë një indikacion se votuesit holandezë i kanë refuzuar politikat ekstremiste kundër krizës së eurozonës. Pavarësisht nga fushata elektorale, që u dominua nga një retorikë kundër Brukselit, zgjedhjet duket se do të sjellin në pushtet një qeveri centriste të koalicionit, e cila do të mbetet e përkushtuar ndaj masave të kursimit në BE. Rezultatet zyrtare jopërfundimtare pritet të shpallen gjatë ditës së enjte. Por do të duhen javë, nëse jo muaj derisa të arrihet formimi i një qeverie të re.

Autor: afp, ap/ Auron Dodi

Redaktoi: Angjelina Verbica