1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Holanda fajtore për Srebrenicën

rtr, dpa, afp/Lindita Arapi6 Shtator 2013

Sipas një vendimi të Gjykatës Supreme të Holandës shteti holandez mban përgjegjësi për vrasjen e tre myslimanëve boshnjakë në masakrën e Srebrenicës. Helmetkaltrit nuk duhej t'i kishin dorëzuar myslimanët.

https://p.dw.com/p/19cys
epa03853470 Interpreter of Dutchbat Hasan Nuhanovic (2-R) during the ruling of the Supreme Court in The Hague, The Netherlands, 06 September 2013. The court ruled the Netherlands is responsible for the deaths of three Muslim men during the Srebrenica massacre in 1995, when Dutch UN peacekeeping forces were responsible for protecting civilians. EPA/MARTIJN BEEKMAN
Gerichtsprozess Den Haag Srebrenica 06.09.2013Fotografi: picture-alliance/dpa

Shteti holandez mban përgjegjësinë për vdekjen e tre burrave myslimanë në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995. Gjykata Supreme e Holandës shpalli fajtor të premten shtetin holandez për përgjegjësinë e tij në vrasjen e tre boshjakëve, të cilët ishin urdhëruar të linin territorin e helmetkaltërve. Helmetkaltërit e ngarkuar me ruajtjen e myslimanëve nuk duhej t'i dorëzonin ata, sipas gjykatësve. Gjykata la në fuqi kështu verdiktin e një instance të mëparshme të drejtësisë, që po ashtu nxjerr fajtor shtetin holandez.

"Dutchbat" - Një trupë e armatosur keq

Akuzën e kishin ngritur të afërmit e tre boshnjakëve të vrarë, një përkthyes dhe familja e një elektriçisti të vrarë të trupës holandeze "Dutchbat". Ata akuzuan shtetin holandez, se trupat helmetkaltër holande i kishin dorëzuar boshnjakët në duart e serbëve. Përkthyesi Hasan Nuhanoviç humbi kështu në këtë masakër vëllain dhe babanë e tij. Viktimat së bashku me mijëra myslimanë të tjerë kishin kërkuar strehim në bazën e "Dutchbat", pasi enklava ishte pushtuar nga serbët më 11.korrik 1995. Trupa holandeze "Dutchbat" e armatosur shumë keq nuk kishte rezistuar.

Vendim me pasoja?

Një vendim i mëparshëm i një gjykate civile të Hagës i shtatorit 2008 e kishte hedhur poshtë akuzën e familjarëve. Sipas tij shteti holandez nuk mund të vihet para përgjegjësisë, për shkak se ushtarët ishin pjesë e misionit të OKB-së. Në një apelim ky vendim ishte shfuqizuar në korrik 2011. Me vendimin e ri të Gjykatës Supreme akuzuesit kanë të drejtën të kërkojnë dëmshpërblime nga shteti holandez. Ky vendim po ashtu mund të ketë efekt në misionet paqeruajtëse të shteteve të ndryshme në të ardhmen, po qe se ato vihen para përgjegjësisë, në rast se gjatë pjesëmarrjes së tyre në misionet ushtarake situata del në mënyrë të rrezikshme jashtë kontrollit.

Përkthyesi Hasan Nuhanoviç humbi kështu në këtë masakër vëllain dhe babain.
Përkthyesi Hasan Nuhanoviç humbi kështu në këtë masakër vëllain dhe babain.Fotografi: picture-alliance/dpa