1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hong-Kongu i shqetësuar në prag të referendimit britanik

Barbara Luethi23 Qershor 2016

Në prag të referendumit britanik edhe në Azi po bëhen plane dhe llogari në lidhje me rrezikun e një dalje të mundshme të Britanisë së Madhe nga BE-ja.

https://p.dw.com/p/1JBMy
Fotografi: A.Ogle/AFP/Getty Images

Nëse britanikët votojnë vërtet për një largim nga BE-ja, vendi do të përballet me ndryshime të mëdha. Reforma të komplikuara mund ta paralizojë ekonominë britanike për shumë vite. Edhe në Azi po bëhen plane e llogari në lidhje me rrezikun e një dalje të mundshme të Britanisë së Madhe nga BE-ja. Li Ka-Shing, miliarder nga Hong-Kongu ka njoftuar se në rast se nëä referendum do të votohet pro daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimin Evropian ai do të tërheqë investimet e tij nga ky vend.

Edhe shumë fonde dhe firma manaxhimi asetesh nga Hong-Kongu që e përdorin Londrën si portë për në BE, parashikojnë që në rast të një Brexit-i t'i zhvendosin qendrat e tyre për në vendet e tjera të BE-së. Sipas ekspertëve tregjet financiare janë të lidhura ngushtë me njëri-tjerin dhe referendumi mund të ketë ndikime të forta për Hong-Kongun, pavarësisht se cili so të jetë përfundimi i tij.

China Hongkong Panorama Rekordpreis für Luxus-Appartment
Fotografi: picture alliance/dpa

Humbje e privilegjeve

Kursi i këmbimit të monedhës vendase është i lidhur me stërlingën britanike dhe është tepër i ndryshueshëm. Në rast se Britania e Madhe del nga BE-ja Hong-Kongu humbet privilegjet që ka duke përdorur Londrën si bazë për të gjitha veprimet me BE-në. Po ashtu një gjë e tillë do të sillte me vete edhe pasiguri në kushtet regullative, ligjore dhe fiskale, thotë Michel Lowy, i cili ka një firmë të specializuar për depozita bankare me përqindje interesi të fiksuara.

Western Union Geld Geldtransfer Migranten Migration
Fotografi: picture alliance / Bildagentur Online

Pasiguri në sektorin e pasurive të patundshme

Edhe ekonomisti Dickie Wongm drejtor ekzekutiv i "Research Kingston Securities Limited" thotë se dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja do të çojë në një rënie të të ardhurave prej interesave bankare. Po ashtu pasiguri ka edhe në fushën e shitblerjeve të pasurive të patundshme.

Megjithatë sipas ekspertëve në rast të Brexit-it Hong-Kongu do të vazhdojë të zhvillohet so qendër financiare dhe se shumë më tepër nga një hap i tillë do të humbasë ish-fuqia koloniale, Britania e Madhe.