1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Demjanjuk München

12 Maj 2009

SHBA i kanë dorëzuar Gjermanisë të akuzuarin pvr krime naziste, John Demjanjuk. Një avion me 89 vjeçarin në bord, mbërriti sot në Mynih nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu përfundon një ecejake e gjatë juridike.

https://p.dw.com/p/HoSt
John Demjanjuk
Një avion me 89 vjeçarin John Demjanjuk në bord, mbërriti sot në Mynih nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Fotografi: AP

Ukrainasit Demjanjuk do t'i bëhet procesi në Mynih. Ai akuzohet se në vitin 1943, duke qenë gardian në kampin nazist të përqëndrimit Sobibor, në Poloninë e pushtuar atëherë nga Gjermania, ka ndihmuar në vrasjen e 29 000 hebrejve. Deri në fund Demjanjuk është përpjekur të pengonte me mjete juridike, ekstradimin e tij në Gjermani.


Me rastin e Ivan Nikolajeviç Demjanjuk-ut, kështu është emri i plotë i Xhon Demjanjukut, drejtësia është duke u marrë që prej mesit të viteve 70-të. Atëherë, sherifët amerikanë patën arrestuar Demjanjukun në vendbanimin e tij në shtetin federal të Ohajos, i patën hequr nënshtesinë amerikane dhe e patën ekstraduar në Izrael. Të mbijetuarit e Holokaustit e njohën si gardian i kampit nazist të përqëndrimit. Në prill të vitit 1988 një gjykatë izraelite i shqiptoi dënimin me vdekje.

Dokumenti i identifikimit.
Hetuesit në Ludwigsburg nuk kanë dyshim se Demjanjuk ka qenë në këtë kamp. Në kompjuterat e tyre ata kanë gjetur librezën e tij të punës me të dhënat përkatëse.Fotografi: picture-alliance/ dpa

Ai është 'Ivan Grosny' - Ivani, i tmerrshmi - shprehej gjykatësi i shoqëruar nga duartrokitjet e të pranishmëve në sallën e gjyqit. Megjithatë vendimi anulohet, pesë vjet më vonë: Gjykata e Lartë e Izraelit dyshonte në vërtetësinë e deklaratave të dëshmitarëve. Demjanjuk dërgohet sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku i rikthehet nënshtesia amerikane.

Procesi i dytë juridik kundër ukarinasit, i cili thotë se është futur në burg në Gjermani si pjesëtar i ushtrisë së kuqe, filloi vitin e kaluar. Një hetues i Qendrës për sqarimin e krimeve të kohës së nacionalsocializmit në Ludwigsburg lexoi një njoftim në gazetë. Dhe shefi i këtij enti, kryeprokurori Kurt Schrimm shpjego: "Gjatë një qëdrimi në Izrael në muajin prill ne u morëm edhe me çështjen e Demjanjukut dhe patëm vendosur që ta trajtojmë këtë çështje".

Akuzat kundër tashmë 89-vjeçarit përqëndrohen këtë herë në veprimtarinë e tij në kampin e përqëndrimit Sobibor në Poloninë e pushtuar atëherë nga Gjermania. Hetuesit në Ludwigsburg nuk kanë dyshim se Demjanjuk ka qenë në këtë kamp. Në kompjuterat e tyre ata kanë gjetur librezën e tij të punës me të dhënat përkatëse. Vërtetësinë e dokumentit ndërkohë e kanë konfrimuar edhe ekspertët e policisë bavareze. "Libreza e punës me siguri që luan një rol të rëndësishëm...por nuk është dëshmia e vetme. Ne kemi biesduar me një dëshmitar, i cili gjatë dhe pas luftës ka qenë një kohë të gjatë me Demjanjukun dhe mund ta identifikoj qartë atë".

Deri në fund Demjanjuk është përpjekur të pengonte me mjete juridike ekstradimin e tij në Gjermani.
Deri në fund Demjanjuk është përpjekur të pengonte me mjete juridike ekstradimin e tij në Gjermani.Fotografi: AP

Demjanjuku thuhet të ketë qenë një vullnetar i kampit Trawnik. Rreth 5000 syresh kishte në sistemin e kampeve të përqëndrimit, shumica e tyre ishin baltikë, ukrainas dhe gjermanë të Vollgës. Edhe pse ata kanë qenë vetëm vogël e maqinerisë vrasëse, prapëseprapë kanë qenë të domosdoshëm si ndihmës në aksionet kundër hebrenjëve dhe dërgimin e tyre në dhomat e gazit. Në vitin 1943, sipas librezës së punës, Demjanjuk ka qenë në Sobibor. Në Ludwigsburg prokurorët u desh të bëjnë pastaj vetëm krahasimin: "I rëndësishëm për ne pastaj ishte edhe një zbulim tjetër. Emrat e gjithsejt 29 mijë njerëzve, të cilët gjatë kohës së shërbimit të Demjanjukut janë transportuar dhe vrarë në Sobibor".

Në fund të nëntorit 2008 u mbyllën hetimet e para. Demjanjuk akuzohet për 'ndihmë në vrasje'. Çështja e parë, që duhej të sqarohej pastaj ishte ajo e kompetencave. Para largimit të tij për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1952, Demjanjuk ka pas jetuar në Ludwingsburg dhe Bremen. Andaj sipas prokurorisë së Mynihut, përgjegjës për t'u marrë me këtë rast nuk duhej të ishte ajo. Tani kur Gjykata e Lartë Federale ka sqaruar kompetencat mbetet të kuptohet nëse Demjanjuk është në gjendje shëndetësore për të përballuar një proces gjyqësor, për shkak se vuan nga një formë fillestare e leukemisë.

Autor: Rainer Volk / Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama