1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

010808 Obama Wirtschaft

Jens Korte1 Gusht 2008

Po shtohen shenjat se SHBA po përjetojnë një recesion. Tri muaj para zgjedhjeve presidenciale, konjuktura është tema qendrore për të mbledhur vota. Barak Obama ka kurorëzuar me Xhejsen Fërman një kandidat mjaft të ri.

https://p.dw.com/p/EoQ4
Xhejson Fërman, konsiderohet mendjet më të shkathta në Uashington.Fotografi: AP

"Puna është te ekonomia, o budalla"! Këtë shprehje e nguliti në fillim të viteve 90 fushata e Bill Klintonit kundër atit të presidentit të sotëm Xhorxh Bush. Atëherë, njësoj si sot, SHBA ndodheshin në prag të një recesioni. Dhe karta ekonomike ishte ajo që i dhuroi më në fund Bill Klintonit fitoren. Këtë sukses kërkon ta përsëritë Barak Obama. Për këtë atë dëshiron ta ndihmojë Xhejson Fërman (Jason Furman), i cili sillet shumë modest në intervistën e tij radiofonike: "Unë kam folur shumë me Barak Obaman për politikën ekonomike. Po të kishte më tepër kohë, ai do ta bënte punën time më mirë se unë vetë. Ai kupton vërtet shumë nga konjuktura, është shumë i interesuar. Si president ai do të ishte i shkëlqyer për ekonominë."

Kush është Xhejson Fërman?

Si shumica e këshilltarëve me peshë në Uashington, Fërmani ka studiuar në Harvard. Në zgjedhjet e fundit presidenciale ai mbështeti fushatën e Xhon Kerrit. Vitet e shkuara ai punoi si drejtor i Projektit Hamilton, një institut i studimeve politike, të cilin e themeloi ish-ministri i financave të Klintonit, Robert Rubin. Lidhja e ngushtë me Rubinin është një pikat kryesore, se pse sindikatat nuk e përshëndetin emërimin e Fërmanit. Sindikatat do të dëshironin një mbrojtje më të fortë të industrisë vendase.

Mungesa e përvojës - disfavor?

Në një kohë që disa kampe e kritikojnë Fërmanin për afrinë e tij me botën ekonomike, kampi i kandidatit republikan, Xhon Mekkein mund të bëjë objekt goditjeje moshën e re dhe mungesën e përvojës, pret Endrju Bush, analist politik i firmës së investimeve "BMO Kapital Markets": "Këtu kemi të bëjmë me pak legjenda, me pak dinamik të Xhon F.Kennedy-t, me shumë njerëz të rinj, me shumë energji. Por disfavori: Fërmani është shumë i ri, edhe nëse me siguri ai është shumë inteligjent. Në njëfarë kuptimi ai ka të njëjtin disfavor si Obama: dhe kjo është mungesa e përvojës.

Megjithë 37 vjetët e tij, megjithë kritikën e sindikatave, Xhejsën Fërmani konsiderohet si një nga mendjet më ambicioze dhe të shkathta në Uashington.