1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Identitet dhe diversitet - motoja e Forumit Global të Medias

19 Qershor 2017

Para 2000 vizituesve nga 130 vende u hap Forumi Global i Medias nga Drejtori i Përgjithshëm i Deutsche Welle-s, Peter Limbourg. Përvjetori i dhjetë u shfrytëzua gjithashtu si një mundësi për një retrospektivë.

https://p.dw.com/p/2ewov
Brigitte Zypries (Federal Minister for Economic Affairs and Energy, Germany)
Fotografi: DW/P. Böll

"Dhjetë vite më parë u mbajt për herë të parë Forumi Global i Medias  (Global Media Forum - GMF) këtu në Bonn. Atëhere ishte një kohë relativ e qetë. Nuk kishte asnjë krizë financiare, nuk kishte një shpërbërje të përgjakshme në botën arabe, nuk kishte rrymë të refugjatëve në Evropë, nuk kishte luftë në Ukrainë, nacionalizmi ishte një dukuri margjinale, Donald Trump kishte një emision televiziv e nuk kishte në dorë raketat bërthamore. Për Brexit ëndërronin vetëm një grup i vogël njerzësh".

Sot kemi kohë shumë të turbullta, që kanë pasoja në punën e gazetarëve dhe në veçanti për trasmetuesit ndërkombëtarë: „Ka një lidhje të drejtpërdrejtë në mes të trysnisë nacionaliste dhe përdorimit të mediave ndërkombëtare",  tha Limbourg. Dhe në avantazh janë po ato që konsiderohen si të besueshme.

Peter Limbourg (Director General, Deutsche Welle, Germany)
Peter Limbourg, drejtori i përgjithshëm i DWFotografi: DW/K. Danetzki

Një rregull për gazetarët ende qëndron, që të mos marrin asnjë anë – vetëm nëse ka të bëjë me të drejtat e njeriut. Inforimimi i përdoruesve të medias është në qendër të vëmendjes. Mediat duhet të stimulojnë shkëmbimin e informacioneve dhe të ndërtojnë ura komunikimi. Veçanërisht në mes të pozicioneve që duken të papajtueshme – edhe nëse afrimi mes tyre mund të jetë i dhimbshëm. Limbourg iu drejtua dhespotëve, autokratëve dhe tiranëve duke thënë: " Ju nuk do të mundeni gjithmonë të shtypni lirinë e fjalës, ajo është më e fortë se sa ju. Te gjithë ata që shtypin lirinë e shtypit, do të dështojnë tani ose në një të ardhme të afërt…”

Limbourg në fjalimin e ti veçoi gjithashtu ndryshimet teknologjike: Rastësisht para dhjetë viteve përveçëse filloi Forumi Global i Mediave, në të njejtin vit ishte edhe shpikja e iPhon-it. Teknologjia e cila revulucionoi përdorimin e mediave. Të gjithë ato që sot duan të jenë të sukseshëm si kompani e mediatike, duhet të kuptojnë rrjetet sociale si medium të pavarur. Ndryshimi në gazetari do të jetë edhe më i gjerë, jo vetëm në sferën e teknikës, theksoi Limbourg. Sepse edhe mediat do të ndryshojnë – do t'i shohin qartë gabimet e tyre dhe do t'ju përgjigjen kritikave. "Ne kemi nevojë për më pak lajme trishtuese, për gjërat që nuk shkojnë ashtu siç duhet. Por na duhen edhe raportime motivuese për atë çka funksionon si duhet, dhe për njerëz që bëjnë ndryshime – nga e gjithë bota”.