1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Identiteti francez

23 Janar 2010

Presidenti Nicolas Sarkozy ka nisur një sërë diskutimesh identitetin francez. Ai mendon se takimet do të ndihmojnë të sqarojnë dhe riafirmojnë vlerat e kombit. Por kritikët thonë se këto debate janë pa dobi.

https://p.dw.com/p/Lf3G
Simbolizim i identitetit francezFotografi: maxppp

Çdo me thënë të jesh francez?

Kjo pyetje u bëhet biznesmenëve, politikanëve lokalë dhe qytetarëve të rregullt në qindra debate, që po zhvillohen nëpër Francë, si në debatin që po zhvillohet në Nanterre, një periferi punëtorësh e Parisit.

Nën drejtimin e kryetarit lokal të bashkisë, grupi i përbërë nga 45 vetë diskuton për historinë dhe kulturën franceze dhe për rëndësinë e simboleve si flamuri. Qeveria ka në plan të hartojë një numër propozimesh politike bazuar në rezultatet e këtyre takimeve. Dhe Sarkozia thotë se ai shpreson që kërkimi i shpirtit kombëtar të ndihmojë për t'u dhënë përgjigje pyetjeve si, a duhet të jenë të detyruar njerëzit që të këndojnë himnin kombëtar dhe si i ndan ti vlerat franceze me emigrantët. Por nëqoftëse Sarkozia ka menduar se ekzaminimi i të qenurit francez do t'i afrojë njerëzit, debatet po sjellin efektin e kundërt. Debatet kanë ngacmuar qendrimet e kundërta dhe kanë ekspozuar si frikërat, ashtu edhe nervat e dobëta. Socialistët opozitarë e akuzojnë Sarkozinë se po ushqen ndenjat ksenofobe. Këto deklarata bëhen në një kohë, kur shijen e kësaj kritike ne e ndiejmë edhe këtu në Nanterre.

"Tradhtia" e Presidentit

Sarkozy 35 Milliarden Plans
Nicolas SarkozyFotografi: AP

"Unë mendoj se Republika franceze po tërhiqet në fusha të caktuara", thotë një burrë që ngrihet për të folur. Fëmijëve tanë as që u shesin më produkte me mish derri në disa kafeteri shkollash, shton ai. Folësi, David Racheline del se është anëtar i së djathtës ekstreme franceze, i partisë së Frontit Nacional. Shumica e francezëve mendojnë se debatet janë një truk politik i Sarkozisë, me anë të të cilit ai kërkon të mbledhë vota nga e djathta. Por Rachelina thotë se kjo taktikë nuk do të funksionojë.

"Zotin Sarkozi e zgjodhën për hir të ideve të caktuara dhe ato ai po i tradhton të gjitha. Ne nuk kemi pasur kurrë më shumë emigrantë se tani, ekonomia po lëngon, ne nuk kemi siguri kombëtare dhe sërish jemi bërë kone prehëri e amerikanëve. Kjo shpjegon faktin se pse është kaq jopopullor ai", thotë Rachelina.

Kur përmbajtja e debatit kalon nga veprat e lavdishme të revolucionit francez në ditët më të errëta të bashkëpunimit të regjimit të Vishisë me nazistët, temperamentet e të pranishmëve marrin flakë. Në debat sonte sheh shumë myslimanë. Franca ka popullatën myslimane më të madhe në numër, ndër vendet perëndimore dhe është përpjekur prej kohësh që t'i gjejë vend fesë islame pa minuar ndarjen e vlerësuar prej saj të kishës nga shteti. Por myslimanët ndihen të stigmatizuar nga këto debate, të cilat theksojnë se kush nuk është francez më tepër se të nënvizojnë identitetin e përbashkët.

Myslimanët dhe identiteti francez

Frankreich Muslime Streit um Kopftuchverbot
Shamia e kokës është shpesh temë debatiFotografi: AP


"Është e rëndë të shohësh që jashtë Francës të shohin si francez. Kur je në Francë ama nuk je francez." Kështu flet Mohamed El Medani. Ai është rritur në Francën rurale. Prindërit e tij erdhën nga Maroku 40 vjet më parë në fabrikat franceze. Por El Madani thotë se atë e kanë trajtuar gjithmonë si një të huaj për shoqërinë.

"Ju e dini se simboli i Francës është liria, barazia, vëllazërimi. Ne nuk e praktikojmë këtë. Unë nuk jam i barabartë me francezë të tjerë. Nuk jam", pohon ai.

Në një kohë kur debati për identitetin francez ngre tensione në Parlament, publiku francez sheh me një përzierje zbavitjeje dhe tmerri që çdo ditë nxjerr në pah ndonjë ndodhi të re. Kryetari i bashkisë së një qyteti të vogël folur kundër emigrantëve: "Po na hanë të gjallë. Që tani janë bërë 10 milionë, të cilët paguhen për të mos bërë asgjë", tha ai. Sarkozia i ka dënuar devijime të tilla, por insiston që debatet kanë prioritet.

"Francën e kanë ndërtuar emigrantët dhe njerëzit që vijnë këtu janë të mirëpritur. Por ata duhet t'i respektojnë vlerat tona. Ky është një debat fisnik, që do të na ndihmojë për të shmangur atë që ndodhi në Zvicër me minaretë", pohon Presidenti.

Autor: Eleanor Beardsley/Auron Dodi

Redaktoi: Bahri Cani