1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ilir Butka: Presim më shumë financim

1 Mars 2018

European Film Market është një panair i madh kontaktesh që zhvillohet paralelisht me Berlinalen. Prodhimet e QKK-së së Shqipërisë dhe të Kosovës prezantohen aty çdo vit në kërkim të koproducentëve. Një sfidë e madhe, që mund të përballet vetëm me një financim më të fuqishëm nga ana e kryeministrisë, thotë Butka për DW (shqip)

https://p.dw.com/p/2tXrp

Çdo vit e njëjta procedurë: Ilir Butka dhe Arbën Zharku, dy drejtorët e QKK-ve, pra dy qendrave kinematografike të Shqipërisë dhe Kosovës, sjellin në stendën e tyre të përbashkët në European Film Market (EFM) prodhimet e tyre aktuale dhe u mundësojnë kështu producentëve dhe regjisorëve nga Shqipëria e Kosova që të gjejnë bashkëprodhues. EFM është një panair i madh i kontaktesh dhe për secilin prej producentëve është një sfidë e madhe për pak vëmendje. Falë teknikës digjitale prodhimi i filmave është shtuar, e bashkë me të edhe konkurrenca. Përballja bëhet vetëm me një financim më të fuqishëm nga ana e kryeministrisë, thotë Butka në intervistë me DW (shqip)