1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

210410 Image Politiker

22 Prill 2010

Në sondazhe thuhet gjithmonë që imazhi i politikanëve është shumë i keq. Politikanët shpesh mendojnë për shkaqet e këtij imazhi, por me këtë çështje merren edhe shkencëtarët e politikës, profesionistët e marketingut.

https://p.dw.com/p/N3J3
Bundestagu gjerman - politikë nga përfaqësues të popullit
Bundestagu gjerman - politikë nga përfaqësues të popullitFotografi: picture-alliance / dpa / DW-Montage

Politikanët vetëm grinden. Ata duan vetëm pushtet. Politikanët premtojnë shumë dhe i mbajnë pak premtime. Janë këto tri paragjykimet kryesore për ata të cilët udhëheqin komunat, qytetet dhe landet në Gjermani. Prandaj duket edhe befasuese, që përkundër një imazhi të tillë, ende gjenden njerëz të cilët futen në politikë. Kryetari i Parlamentit gjerman, Norbert Lammert ka takuar edhe njerëz të cilët seriozisht e kanë pyetur: "Pse merreni me këtë punë?". Në anën tjetër Lammert e di se këto paragjykime nuk vijnë nga qielli. Në politikë reflektohen të gjitha zhvillimet e përditshme, thotë Lammert, duke paralajmëruar se nga politikanët kërkohen ndonjë herë vlera tepër të larta morale.

Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka deklaruar një herë se politika ka nevojë për lloje të ndryshme njerëzish: ata që bëjnë polemika në fushatë, ideologë, spontanë dhe të durueshëm. Kryeministri i landit Brandenburg, Matthias Platzeck nuk i përket asnjë prej këtyre grupave. Kështu të paktën del nga filimi i Qendrës federale për edukim politik.

Unë angazhohen në këtë land që prej vitit 1990 dhe kurrë nuk e kam ndierë veten më mirë në zyrë se sa jashtë. Ndonëse edhe në zyrë duhet punuar, por më me dëshirë dal mes njerëzve flas dhe grindem me ta. Edhe grindjet janë të mira, në qoftë se bëhen me stil. Gjithmonë kam pasur përshtypjen se në këto gjëra mësohet më së shumti, sepse kur merret vendimet në zyrë e di se ŋfarë mendohet, ndihet dhe kërkohet."

Matthias Platzeck duhet se shumë gjëra i bën si duhet, sepse është rizgjedhur dy herë në postin e kryeministrit, ku është për tetë vite me radhë. Por një formulë për imazh të mirë nuk ekziston, pohon kryetari i Qendrës për Edukim politik,Thomas Krüger.

Fjala është për vet imazhin, botëkuptimet e të tjerëve dhe të politikanëve për problemet më të mëdha në politikë. Fjala është për atë se cfarë konsiderohet politikë e mirë e cfarë jo, por edhe për mendimet lidhur me sukseset dhe dështimet në politikë. Dhe në vecanti lidhur me qëndrimet e të rinjve dhe politikës.“

Në materialet e shumta filmike, të cilat përdoren edhe në shkolla, ka shpesh edhe befasira, për të cilat politikanët pastaj diskutojnë së bashku me të rinjtë, siç është rasti i deputetes të së Majtës, Luc Jochimsen, e cila ishte në një shkollë në Rheinland-Pfalz.

„(Jochimsen): Këtu nuk më shihni mua ashtu sic jam, por sic më ka prezantuar regjisori i filmit.

(Nxënës): Po a do të thotë kjo se mediat vendosin për politikanët dhe jo politikanët për mediat? Pra që mediat të futen në një debat dhe që politikanët paraqiten në media vetëm duke u përgjigjur menjëherë?

(Jochimsen): Ashtu është dhe pikë!“

Christian Wulff, kryeministër i Saksonisë së Poshtme përshkruan një proces, të cilin duhet ta kalojë secili politikan, në qoftë se do të ketë sukses.

Dikur janë dhënë gjashtë lajme në tre minuta, ndëra sot në lajmet 'Tagesschau‘ jepen 30 lajme me nga 20 sekonda. Për t'u futur në këto lajme, duhet të jesh sa më i saktë në formulime. Kur para meje gjenden shumë mikrofona dhe kamera, siç është këtu në Berlin, e di që mund ta them një fjali, por me një fjali nuk mund ta shpjegoj tërë botën. Më pas do të fshihen të gjitha.“

Deri tani askush nuk ka gjetur ndonjë formulë të saktë se si mund të ndikojnë politikanët në imazhin e tyre. Producentja e filmit Barbara Wackernagel-Jacobs u sugjeron politikanëve që rregullisht të takohen me bazën e tyre - shkolla, klube dhe të rinj, pa praninë e mediave. Ajo e di se kjo është vështirë, por poashtu e di se sa të pakta janë kontaktet me njerëzit e rëndomtë, sepse edhe vetë ka qenë ministre në landin e Zarës.

Autor: Marcel Fürstenau/Bahri Cani

Redaktoi: Auron Dodi