1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Imazhi" i ri i migrantëve

Alexandra Scherle / Vilma Filaj-Ballvora21 Shtator 2012

Gjithnjë e më shumë emigrantë të kualifikuar vijnë në Gjermani vitet e fundit. Në këtë përfundim arrin një studim i Institutit për Ekonominë Gjermane. Por a ka ndryshuar perspektiva e gjermanëve ndaj emigrantëve?

https://p.dw.com/p/16CPJ
doorbell, intercom and letterbox © rgvc #40957365
Fotografi: rgvc/Fotlolia

"Si ka mundësi që ti flet kaq mirë gjermanisht?" Elif Senel, gazetare dhe moderatore televizioni konfrontohej vazhdimisht me këtë pyetje edhe pse ajo është lindur në Gjermani. „Megjithatë unë kam vënë re një ndryshim mes brezave. Vetëm të moshuarit e shtrojnë këtë pyetje, pasi për të rinjtë është normale që edhe dikush me emër që tingëllon jo gjerman, është pjesë e Gjermanisë“, thotë Elif Senel. Prindërit e saj kanë ardhur në Gjermani në fillim të viteve 70-të nga Anadolli i Turqisë.  Babai i Elif Senel u përket të ashtuquajturve „gastarbeiter“ që u ftuan për punë në vitet 50-të dhe ka punuar si tornitor.

Pas ribashkimit të Gjermanisë erdhën shumë gjermanë që u takonin pakicave në vende të ndryshme të botës. Në dekadën e parë të shekullit 21 kanë ardhur shumë emigratë me kualifikim të lartë në Gjermani. Siç rezulton nga një studim i Institutit Gjerman për Ekonominë 21 për qind e emigrantëve kanë patur në vitin 2009 një funksion drejtues apo profesional,. “Meqenëse gjithnjë e më shumë emigrantë me kualifikim të lartë vijnë në Gjermani, ky fakt del gjithnjë e më shumë në sipërfaqe dhe mbulon atë imazh të krijuar më parë të gastabajterit të pakualifikuar”, mendon Klaus Bade, drejor i këshilit të Fondacioneve gjermane për Integrim dhe Migrim.

Mendim pozitiv – me përjashtim të grupeve të vogla

"Në tërësi mendimi për migrantët ka ndryshuar në sensin pozitiv me përjashtim të grupeve të vogla“, sqaron Klaus Bade. Në lidhje me migrantët ka patur gjithnjë një „zinxhir mendimesh armiqësore“ duke filluar në vitet 50-të me italianët që u vërshëllejnë nga pas vajzave gjermane, në vitet 80-të dhe 90-të ishin kriminelët e Evropës Lindore. Sot janë kryesisht romët e vendeve të reja të BE-së si Rumania dhe Bullgaria që vijnë në Gjermani. “Ndjenjat e njerëzve kundër romëve çojnë edhe në një opinion të shtrembëruar për rumunët dhe bullgarët”, edhe pse nga këto vende vijnë në Gjermani shumë njerëz me kualifikim të lartë.

Klaus Jürgen Bade, er ist ehemaliger Geschichtsprofessor, Vorsitzender des Sachverständigenrates deutscher Stiftungen für Integration und Migration, und Migrationsexperte
Klaus Jürgen Bade: Sot stigmatizohen kryesisht romët e vendeve të reja të BE-sëFotografi: privat

Një përjashtim nga „imazhi“ pozitiv ndaj migrantëve“ në Gjermani janë edhe muslimanët, kritikon Bade. Publikime, si libri i Thilo Sarrazin „Gjermania po shpërbën vetveten“ nxisin një propagandë anti-islamike duke akuzuar se myslimanët janë të rrezikshëm dhe se janë të prirur ndaj fundamentalizmit“.

Debati për librin e diskutueshëm të Sarrazin-it që bën fjalë për një integrim të dështuar, reflektohet gjithashtu në rezultatet e sondazhit „barometri i migracionit“  tregon raporti vjetor i këshillit të fondacioneve për migracion dhe integrim. „Në fund të vitit 2009, dmth përpara debatit, shumica e njerëzve me dhe pa sfond migracioni, mendonin se bashkëjetesa e gjermanve dhe emigrantëve është në përgjithësi pozitive“, sqaron Bode. „Vetëm një vit më vonë ne kemi konstatuar një pakësim të ndjeshëm të optimistëve të migracionit nga të dyja anët. „Kjo prirje ka ndryshuar drejtim në vitin 2011. Kjo tregon se sa e prekshme është tema e emigracionit dhe se ajo ndikohet nga diskutimet pasionante“. Sondazhet tregojnë se personat që kanë sfond migrant ose jo, reagojnë në mënyrë të ngjashme. Kështu 60 përqind e të dy grupeve janë për atë, që njerëz me kualifikim të lartë duhet të vijnë në Gjermani, 70 përqind e të anketuarve nga të dyja grupet duan të angazhohen që integrimi të jetë i suksesshëm.

"Migrantët shfaqin më shumë vetëbesim"

Vetë dallimi klasik midis njerëzve me sfond migracioni nga ata pa këtë sfond, që haset shpeshherë në media, politikë dhe shoqëri është problematik, mendon studiuesi i migracionit Paul Mecheril. "Për të vendosur një kulturë të mirëseardhjes në Gjermani duhet të bëhet më shumë e të jetë e vetëkuptueshme se njerëz me prejardhje të ndryshme dhe me pamje të jashtme të ndryshme jetojnë këtu“. thotë profesori për arsimim ndërkulturor në Universitetin e Oldenburgut.  Vetë nocione të tilla si „sfond migracioni“ janë „ nocione të të qënit i huaj“

Elif Senel vëren përpjekjet e para në televizionin gjerman për një sjellje të vetëkuptueshme me njerëzit me rrënjë jo gjermane. „Në serialë apo dokumentarë ka gjithmonë një mjek iranian ose një sekser turk, pa e tematizuar prejardhjen e tij.“ 

Journalistin Elif Senel. Copyright: Elif Senel Juni, 2012
Elif Senel: Brezi i prindërve te mi nuk donte të binin në syFotografi: Elif Senel

Në tërësi Gjermania ka bërë në dhjetë vitet e fundit një progres të madh si shoqëri me migracion dukë përmirësuar imazhin e migrantëve, mendon gazetarja Elif Senel. „Kjo ka të bëjë edhe me faktin që migrantët paraqiten me më vetëbesim. Brezi i prindërve te mi dhe shumë punëtorë të tjerë miq nuk donin më parë të binin në sy dhe ishin mirënjohës për faktin që lejoheshin të jetonin në Gjermani“, kujton Senel. “Megjthatë një mirënjohje dhe modesti e tepruar e pengojnë njeriun të futet në shoqëri dhe të kontribuojë në zhvillimin e saj. Atë që shfaqet me vetëbesim, e respektojnë edhe më shumë.“