1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Imunitet për Berluskonin?- Italia vendos për ligjin përkatës

6 Tetor 2009

Gjykata Penale italiane do të shqyrtojë sot (0610) të ashtuquajturin ligji Alfano. Ky ligj thotë se katër postet më të larta në shtet gëzojnë imunitet përballë ndjekjes penale. Pra edhe Kryeministri Berluskoni.

https://p.dw.com/p/Jz1F
Kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni
Kryeministri i Italisë, Silvio BerluskoniFotografi: AP

Nëse Këshilli i Gjykatës Kushtetuese konstaton se ligji është në përputhje me kushtetutën, atëherë marrin fund të gjitha ndjekjet penale kundër mbajtësve të posteve më të larta në shtet për periudhën kur ata janë në post. Nëse gjykata vendos kundër ligjit, që imuniteti shkel kushtetutën, kjo do të ishte një disfatë për kryeministrin Berluskoni. Ai duhet të llogarisë në këtë rast hetime të tjera kundër tij nga koha kur ai ishte thjesht sipërmarrës.

Berluskoni nuk duhet të japë dorëheqje, thonë qeveritarët

Por, sipas kampit qeveritar, kryeministri nuk duhet të japë dorëheqje, edhe po të anullohet ligji i tij i preferuar. Shefi i fraksionit të partisë në pushtet në senat, Maurizio Gasparri:

Demonstrata kundër Berluskonit
Demonstrata kundër BerluskonitFotografi: AP

"Meqenëse parlamenti ka hartuar një ligj që është në përputhje me kushtetutën, siç e thotë edhe Gjykata Kushtetuese, në një vendim tjetër për këtë ligj, unë pres një gjykim pozitiv të Gjykatës për atë që thotë parlamenti. Mundësi të tjera as që më vijnë në mendje."

Sa janë shanset për anullimin ose jo të ligjit?

Por në Romë puna duket ndryshe. Nga 15 gjykatësit, dihet që shtatë kanë tendencë ta hedhin poshtë ligjin. Mbeten tetë. Dy prej këtyre tetë patën pritur në maj për darkë kryeministrin, ministrin e drejtësisë dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë. Edhe ata do të japin votën e tyre, megjithëse atyre iu la të kuptonin se mund të mos merrnin pjesë në votim. Dhe ata natyrisht që e mbështesin ligjin.

Berluskoni akuzohet për një sërë skandalesh
Berluskoni akuzohet për një sërë skandaleshFotografi: picture-alliance/ dpa

Tri të tjerë gjithashtu. Jo për shkak të një darke të përbashkët, por të një rrethane interesante: presidenti i shtetit Giorgio Napolitano tashmë e ka nënshkruar ligjin. Por nëse ligji është në përputhje me kushtetutën - kjo do të shqyrtohet në mënyrë përfundimtare vetëm sot. Por: Napolitano e shoqëroi ligjin me vërejtje personale, për të kuptuar më mirë një procedurë në njëfarë mënyre të ndërlikuar. Tri gjykatës konsiderohen ende të pavendosur.

Opozita synon edhe referendum për këtë ligj

Opozita, në këtë rast e drejtuar nga Partia "Italia e vlerave" e ish-prokurorit Antonio di Pietro synon që për çdo rast të organizojë më vonë një referendum për këtë ligj.

Silvio Berluskoni me siguri që nuk do të japë dorëheqjen as këtë herë. Por ai mund të humbasë shumë prestigj. Dhe kjo sërish për shkak të gjykatësve që ai i urren.

Autor: Gregor Hoppe/Auron Dodi

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi