1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Incidente dhe dhunë gjatë zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni

1 Qershor 2008

Nën hijen e incidenteve dhe të dhunës në Maqedoni iu dha fund votimeve për parlamentin e ri. Në orën 19:00 u mbyllën qendrat e votimit. Votimi u shoqërua nga incidentet dhe dhuna.

https://p.dw.com/p/EAoX
Fotografi: picture-alliance / dpa

Si pasojë e shkëmbimeve të zjarrit në Araçinë pranë Shkupit një person gjeti vdekjen dhe nëntë vetë u plagosën dhe 11 u arrestuan. Incidente dhe parregullësi ka pasur kryesisht në disa komuna të banuara me shumicë shqiptare në veri-perëndim të vendit. Shkaku i incidenteve është i paqartë dhe të dhënat mbeten kontradiktore. Kryeministri Nikola Gruevski premtoi, se do të ndëshkohen ata që janë përgjegjës. Autoritetet maqedonase njoftuan, se për shkak të incidenteve në 20 qendra votimi u mbyllën duke ndërprerë votimin. Komisioni i Zgjedhjeve do të vendosë nëse do të ketë përsëritje të votimeve në këto zona.

1.8 milionë qytetarëve me të drejtë vote iu bë thirrje të zgjedhin 120 deputetët e ardhshëm të vendit. Deri dy orë përpara se të mbylleshin qendrat e votimit pjesëmarrja ishte rreth 46%. Rezultatet e para priten në mbrëmje vonë. Sipas sondazheve zgjedhjet pritet t'i fitojë partia nacional-konservatore e kryeministrit Nikolla Gruevski. Këto zgjedhje konsiderohen si test për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe në NATO. Por BE-ja dhe SHBA u shprehën të zhgënjyer prej këtyre zgjedhjeve për shkak të shpërthimit të dhunës.