1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

120209 Konjunkturpaket Bundestag

Doris Krannich13 Shkurt 2009

Shuma prej 50 miliardë eurosh do të përdoret për investime shtetërore në infrastrukturë, në lehtësimin e tatimeve dhe për fëmijët. Paketa II është më e madhja në historinë e deritanishme të RFGJ-së.

https://p.dw.com/p/GtPt
Debat në BundestagFotografi: AP

Kriza financiare nuk na lë mundësi tjetër vetëm se të kundërveprojmë, theksuan me një zë si kancelarja Merkel edhe ministri i Financave. Qeveria federale gjermane ka kohë që ka hequr dorë prej qëllimit të saj për të paraqitur deri në 2011 një buxhet të ekuilibruar.

Efekte pozitive të paketës koniunkturore për industrinë e automobilëve

Një gjë e ka arritur paketa stimuluese për koniunkturën tashmë: tregtarëve të automobilëve nuk u kujtohet se kur kanë pasur së fundi më tepër punë sesa sot. Dyqanet e automjeteve janë plot, qëkurse qeveria deklaroi se kush e çon për në varrezë makinën e tij, e cila duhet të jetë paktën 9 vjet e vjetër, dhe blen një të re, merr prej shtetit një dhuratë prej 2.500 eurosh.

Tregtarët edhe blerësit janë të ngazëllyer: "Kulmi - 2.500 Euro, edhe ca mijë euro dhe më mirë nuk bëhet". Ndërsa një tregtar automobilësh thotë: "Falënderojmë zonjën Merkel për klëtë aksion të mrekullueshëm, i cili po bën që t'i kemi dyqanet plot me të interesuar. Dhe s'kemi vetëm të interesuar, sepse edhe kemi shitur shumë makina."

General Motors entlässt Mitarbeiter
Dyqanet e automobilëve po mbushen me blerësFotografi: AP


Të gjelbrit të opozitë e konsiderojnë këtë shpërblim për ata që çojnë në varreza makinat e vjetra dhe blejnë një të re më tepër si një mëkat ndaj ambientit. Të gjelbrit donin që industrisë së prodhimit të automjeteve t'i ofroheshin më shumë stimuj që ajo të përqëndrohej më tepër në teknologjitë që çlirojnë pak lëndë të dëmshme, por qeveria mendon se me këtë shpërblim i jep një shtysë industrisë së prodhimit të automobilëve aq të rëndësishme për Gjermaninë.

Paketa stimuluese sjell optimizëm në Gjermani

Qeveria ka ndër mend të shpenzojë 50 miliardë euro - kjo shumë e ndarë në dy vjet. Paketa e dytë për stimulimin e koniunkturës është e pashembullt në historinë e Gjermanisë pas luftës dhe për kancelaren Merkel vendimi deri tani më i vështirë në politikën e brendshme: "Kjo paketë masash synon t'u ngrejë sipërmarrjeve dhe të punësuarve një urë. Ajo ka për qëllim që në vendin tonë të ruhen sa më tepër vende pune." Me shuma në miliarda euro pritet të modernizohen tani edhe shkolla, spitale dhe kopshte dhe të përmirësohen rrugë. Shtetet e tjera evropiane si dhe SHBA i kanë varur shpresat për të përballuar krizën ekonomike në programe stimuluese të ngjashme.

Leere Regale in Harare
Raftet nuk do të jenë bosh: stimulimi i koniunkturës synon ruajtjen e vendeve të punës, por edhe ndihmën për familjetFotografi: PA/dpa

Bashkimi i Sindikatave Gjermane është mjaft i kënaqur me një pikë tjetër të paketës për stimulimin e koniunkturës, rregullat e reja për punën me orar të shkurtuar, e cila i lehtëson mjaft ndërmarrjet. Në këtë periudhë të vështirë firmat duke përfituar prej këtij rregulli nuk kanë nevojë t'i nxjerrin punëtorët nga puna. Përfitime do të kenë edhe familjet, të cilat marrin një bon prej 100 Eurosh për fëmijë. Po ashtu punëdhënësve në të ardhmen do t'u duhet të paguajnë më pak për sigurimin shëndetsor të të punësuarve.

Barrë e rëndë për brezat e ardhshëm

Paketa për stimulimin e koniunkturës mund të kontribuojë që në gjysmën e dytë të vitit gjërat të shkojnë për mbarë, kështu shprehen përfaqësuesit e ekonomisë gjermane në një letër drejtuar parlamentit. Por studiuesit e ekonomisë nuk janë të një mendjeje dhe nuk janë dakord me këtë optimizëm. Problematik është për ta sikurse edhe për disa politikanë të opozitës marrja e borxheve të reja.

Gjithësesi cilado qeveri që do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të shtatorit në Gjermani do të marrë mbi vete një hipotekë të rëndë. Dhe me vendimin e Bundestagut pro paketës për stimulimin e konjukturës është gjithashtu e qartë se brezat e ardhshëm do të duhet të mbajnë mbi shpatulla borxhet e buxhetit të shtetit.