1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Intervistë me Iris Biesewinkel nga shoqata humanitare Rom e.V në Köln / Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë

23 Tetor 2009
https://p.dw.com/p/KE3n

1. Dhjetë vjet pas përfundimit të luftës së Kosovës afro 14.000 refugjatë shumica e tyre romë do të kthehen në Kosovë. Qeveria gjermane përpilon në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës marrëveshjen përkatëse. Për Kosovën e dobët ekonomikisht dhe me nivel të lartë papunësie paraqet ngarkesë strehimi dhe integrimi i romëve të kthyer. Angjelina Verbica bisedoi me Iris Biesewinkel nga shoqata humanitare Rom e.V në Köln. Ajo fillimisht flet për mundësitë e plotësimit të kërkesave të organizatave të ndryshme për moskthimin e romëve në Kosovë:

2. Marrëdhëniet që kanë patur Rusia dhe vendet e ish-Jugosllavisë nuk janë ndërprerë asnjëherë. Ndikimi rus në Ballkan është dobësuar në 20 vitet e fundit pas fundit të Luftës së Ftohtë, theksojnë analistët. Serbia e sheh sot Rusinë si aleat politik që vazhdon të mbështes mosnjohjen e Kosovës dhe dëshiron të ndikojë në reformat kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës. Nga ana tjetër Rusia pret një ditë nga Serbia mbështetje në Bashkimin Evropian kur ajo të jetë anëtare e familjes së madhe evropiane. Një informacion nga Selma Filipoviq.